Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha, në Bruksel nënshkroi marrëveshjen “Evropa për qytetarët”, vlera e programit 187 milion euro

26 Qershor, 2018

Bruksel, 26 Qershor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Bruksel, ka nënshkruar marrëveshjen me programin “Evropa për qytetarët”, me Znj. Paraskevi Michou, Drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian. Vlera e programit është 187 milion euro.

 

Sipas Ministres Dhurata Hoxha, programi do të jetë shumë i mirëseardhur për të rinjtë tanë, sepse nëpërmjet tij, rrit ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, inkurajon pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së, duke zhvilluar kuptimin e qytetarëve për procesin e bërjes së politikave të BE-së dhe duke promovuar mundësitë për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të BE-së.

 

Ministrja Hoxha, theksoi se prioritetet specifike janë “Angazhimi Demokratik dhe pjesëmarrja qytetare”, si fushë që përfshin Debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit, Promovimi i solidaritetit në kohë krizash, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018.

 

Marrëveshja shënon të arritur të re në procesin integrues.

 

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *