Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Monitorimi online i zbatimit të MSA-së përmirëson transparencën dhe efikasitetin e punës së institucioneve

13 Janar, 2018

Prishtinë, 13 Janar 2018 – Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë, ka theksuar Ministrja Hoxha.Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbështetur aktivitetin për Monitorim dhe Raportim, të përkrahur nga GIZ-i, për zyrtarët e kyçur të institucioneve në procesin integrues.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit dyditor, Ministrja Hoxha, ka theksuar se përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij trajnimi- M&R-së, janë Ministria e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet gjegjëse që merren me zbatimin e dokumenteve planifikuese për integrim në BE.

“Qeveria e Kosovës përfiton nga kjo bazë e të dhënave, pasi që ajo mundëson pasqyrimin e statusit të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, si dhe qasjen në informatat e filtruara, siç janë institucionet raportuese, sektorët, llojet e masave dhe periudhat raportuese. Përveç kësaj, platforma do ngritë transparencën e procesit të integrimit në BE duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe publikut të gjerë për t’u qasur në informata për statusin e tanishëm të reformave që kanë të bëjnë me BE-në”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Nga Platforma do të rezultojë proces më efikas të monitorimit dhe raportimit që ka të bëjë me BE-në, e rritë koordinimin e përgjithshëm ndër-institucional për monitorimin dhe raportimin që ka të bëjë me BE-në si dhe përshpejton proceset e raportimit dhe komunikimit, duke ngritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe lirimin e burimeve njerëzore për përqendrim dhe theksim më të fuqishëm në raportim cilësor.“Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Last modified: 9 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Hoxha: Monitorimi online i zbatimit të MSA-së përmirëson transparencën dhe efikasitetin e punës së institucioneve "

  1. sbo24hr thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 17599 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-monitorimi-online-i-zbatimit-te-msa-se-permireson-transparencen-dhe-efikasitetin-e-punes-se-institucioneve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-monitorimi-online-i-zbatimit-te-msa-se-permireson-transparencen-dhe-efikasitetin-e-punes-se-institucioneve/ […]

  3. read here thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-monitorimi-online-i-zbatimit-te-msa-se-permireson-transparencen-dhe-efikasitetin-e-punes-se-institucioneve/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *