Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian shpallin hapjen e raundit të 11-të të aplikacioneve në Skemën e Profesionistëve të Rinj, programin e BE-së për bursat pasuniversitare të BE-së, aktualisht duke u zbatuar nga Këshilli Britanik në Kosovë.
Paralajmërimi zyrtar do të publikohet në faqen e internetit të projektit (http://ycskosovo.eu) më 9 janar 2018.
Thirrja për aplikime do të jetë e hapur nga data 15 janar deri më 5 shkurt 2018. Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të përfundojnë një program Master në universitetet në vendet anëtare të BE-së.
Programi i bursave, gjuha e punës e të cilit është ajo angleze, do të ofrojë deri në 45 bursa të plota, deri në 10% të bursa do të jenë të rezervuara për nëpunësit civilë që tashmë janë të punësuar në administratën publike (numri aktual i bursave të dhëna mund të ndryshojë varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe disponueshmëria e financimit).
Kjo thirrje është e hapur për të diplomuarit që mbajnë një diplomë Baçelor në Juridik, Shkenca Politike, Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Shkenca Sociale, Histori, Humane, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomaci, Kriminologji dhe kualifikime të tjera akademike (siç përcaktohet në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 15 janar 2018) në përputhje me sektorët e mëposhtëm të specializimit:
– Drejtësia
– Administrata publike
– Ekonomia
Informacione të hollësishme rreth programit të bursave mund të gjeni në faqen zyrtare të projektit: http://ycskosovo.eu.
Last modified: 9 Gusht, 2022