Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha kujton Reçakun, vendin ku u bë krim kundër njerëzimit

15 Janar, 2018

Prishtinë, 15 Janar 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në përvjetorin e 20-të, të Masakrës së Reçakut, ka vënë në pah se “Reçaku ishte shteg nga doli mesazhi i cili ka bashkuar opinionin botëror për vërtetësinë e sakrificës mbinjerëzore”.

Ministrja Hoxha ka shprehur respekt dhe solidaritet për të gjithë ata që ishin të prekur nga kjo tragjedi e kryer nga kriminelët që ende nuk i ka trajtuar drejtësia.

Ja statusi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Reçaku, është ora e historisë tonë të re, në rrugën e gjatë të lirisë. Ishte shteg nga doli mesazhi i cili ka bashkuar opinionin botëror për vërtetësinë e sakrificës mbinjerëzore, për të mbetur të lirë, në shtëpitë, në atdheun tonë.

Masakra e Reçakut ishte po ashtu mesazh se aty, ishte bërë krim kundër njerëzimit.

Në këtë ditë, të rëndë për të gjithë neve, shprehim respektin e thellë dhe solidaritetin për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi njerëzore e kryer nga kriminelët që ende nuk i ka trajtuar drejtësia.

Lavdi të rënëve për liri!”

Last modified: 8 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha kujton Reçakun, vendin ku u bë krim kundër njerëzimit "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kujton-recakun-vendin-ku-u-be-krim-kunder-njerezimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kujton-recakun-vendin-ku-u-be-krim-kunder-njerezimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *