Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha merr mbështetje në Parlamentin çek

18 Shtator, 2018

Pragë, 18 Shtator 2018 – Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, u prit në takim nga Z. Radek Koten, Kryetar i Komisionit për Siguri në Parlamentin e Çekisë, si dhe nga Z. Lubomir Zaoralek, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Çekisë.

Ministrja Hoxha e njoftoi Kryetarin e Komisionit për Siguri në Parlamentin e Çekisë si dhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të jashtme, për reformat gjithëpërfshirëse të ndërmarra për procesin integrues si dhe plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, të parapara me udhërrëfyes.

Ministrja theksoi se qytetarët e Kosovës presin nga vendet mike, si Çekia, të njohë të arriturat dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë duke përkrahur votimin në Këshillin e Ministrave.

Ministrja Hoxha i njoftoi mikpritësit për reformat e ndërmarra në fushën e migracionit, me theks të veçantë në reformat legjislative të cilat fuqizojnë kontrollin e kufijve, politikat ndaj të huajve si dhe azilit. Kosova nuk paraqet rrezik sa i përket migracionit ilegal, theksoi Ministrja Hoxha, sepse kemi gjithë infrastrukturën e duhur ligjore dhe institucionale.

Në diskutim, Ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Çekisë, fazat e mbetura të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi se Kosova dhe qytetarët e saj e presin këtë vendim sepse që nga viti 2012 kemi punuar për të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian. Ky rekomandim, theksoi Ministrja Hoxha, është dëshmia më e mirë e punës së institucioneve tona.

Z. Koten dhe Z. Zaoralek, përgëzuan Ministren Hoxha për reformat e ndërmarra dhe e siguruan atë se Çekia, përkrah Kosovën në procesin integrues siç e ka përkrahur edhe në proceset tjera të rëndësishme deri më sot.

Ministrja Hoxha gjatë kësaj vizite dyditore do të zhvilloj edhe takime tjera të rëndësishme për liberalizimin e vizave, përkrahje e cila është ofruar në kontinuitet nga Çekia.

Last modified: 8 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Hoxha merr mbështetje në Parlamentin çek "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-mbeshtetje-ne-parlamentin-cek/ […]

  2. uniccshop thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-mbeshtetje-ne-parlamentin-cek/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 64726 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-mbeshtetje-ne-parlamentin-cek/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-mbeshtetje-ne-parlamentin-cek/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you can find 38670 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-mbeshtetje-ne-parlamentin-cek/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *