Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Më shumë përkushtim për procesin integrues

9 Tetor, 2017

Prishtinë, 9 Tetor 2017 – Mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës, të cilin e kryesoi Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministrja Dhurata Hoxha.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi Ministren Hoxha për konsistencë në temën e Integrimit dhe rëndësisë që i jep kësaj teme. Ai ka kërkuar metodologji për t’i kryer detyrimet ligjore për rrugën e integrimit. Kryeministri Haradinaj ka pasur vërejtje po ashtu, se institucionet kanë vonesa në këtë proces dhe ka kërkuar përkushtim më të madh në procesin integrues.

Në fjalën e saj, Ministrja Hoxha, theksoi se ka qëllim ndryshimin e dinamikës së procesit integrues dhe përshpejtimin e përmbushjes së obligimeve tona që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, për të shtuar se procesi i integrimit evropian nuk është alternativë por është rrugë e cila është zgjedhur dhe duhet të kryhen detyrat në mënyrë që Kosova të shënojë progres.

“;Secili institucion të kryejë obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave. Qëllimi i mbledhjes së Këshillit Ministror është që Kryeministri dhe ne të informohemi se ku qëndrojmë me përmbushjen e këtyre obligimeve dhe nëse ka ngecje ta dimë pse ka ngecje, së bashku të shohim se si mund t’i adresojmë këto sfida”;, theksoi Ministrja Hoxha.

“;Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, duke promovuar qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë dhe përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”;, vuri në dukje Ministrja Hoxha.

Pjesëmarrësit e Këshillit ndërministror u fokusuan në të arriturat që janë shënuar gjatë këtyre dy javëve duke evidentuar edhe sfidat me të cilat përballen.

Last modified: 9 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha: Më shumë përkushtim për procesin integrues "

  1. Wonderful blog! I found it while browsing on Yahoo News. Do you have any tips on how to get listed in Yahoo News? I’ve been trying for a while but I never seem to get there! Many thanks

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-me-shume-perkushtim-per-procesin-integrues/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-me-shume-perkushtim-per-procesin-integrues/ […]

  4. Research thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-me-shume-perkushtim-per-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *