Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha me Danielssonin, procesi integrues është prioritet madhor i të gjitha institucioneve të vendit

15 Shkurt, 2018

Prishtinë, 15 Shkurt 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, Drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të procesit integrues.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se në Strategjinë për zgjerim është definuar perspektiva evropiane e Kosovës, dhe sigurisht se edhe nga ana jonë e kemi konfirmuar se procesi integrues është prioritet madhor i të gjitha institucioneve të vendit, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda e Reforma Evropiane.

“Në këto procese, ne si shtet, kemi marrë detyra të cilat janë bërë punë ditore e institucioneve tona. Sundimi i ligjit, mirëqenia e qytetarëve tanë, fqinjësia e mirë, ngritja e konkurrueshmërisë së kompanive vendore por edhe kapituj të tjerë të MSA-së, janë detyra të institucineve tona të cilat duhet përmbushur sa më parë. Presim që puna jonë të vlerësohet, ne nuk kemi alternativë tjetër përpos perspektivës evropiane andaj do të intensifikojmë punën tonë në drejtim të përmbushjes së detyrave tona dhe implementimit të MSA-së”, theksoi Ministrja Hoxha.

Z. Danielsson, Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, ka theksuar se vlerëson punën e bërë në Kosovë, por duhet shtuar edhe më tej punën e institucioneve në përmbushjen e MSA-së dhe Agjendën e Reformave Evropiane.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *