Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Linja hekurudhore, në shërbim të nxitjes për rritje ekonomike

15 Shkurt, 2018

Prishtinë, 15 Shkurt 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në nënshkrimin e grantit prej 39.9 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për të financuar modernizimin në tre faza të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës. Marrëveshja e grantit është 38.5 milionë euro ndërsa pjesa e mbetur, janë bashkëfinancim nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Ministri i Financave, Bedri Hamza e nënshkroi marrëveshjen në emër të Kosovës në ceremoninë ku morën pjesë edhe Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Drejtorja Menaxhuese e BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, znj. Charlotte Ruhe, ndërsa BERZh do të zbatojë grantin e WBIF.

WBIF është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare si BERZH, donatorët bilateral dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur zhvillimin dhe pranimin në BE, nëpërmjet sigurimit të financimit dhe asistencës teknike për investime strategjike, veçanërisht në infrastrukturë, efikasitet energjetik dhe zhvillim të sektorit privat.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Hamza shprehu mirënjohje për këtë projekt me interes për vendin, ngase, theksoi ai, nuk është vetëm e rëndësishme në aspektin financiar, por edhe sinjalizon besimin që ka BE-ja, BERZh-i dhe partnerët tanë ndërkombëtarë ndaj nesh.

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, theksoi rëndësinë e kësaj linje hekurudhore, jo vetëm si moment i ri i marrëdhënieve BE-Kosovë, por edhe leverdinë ekonomike që do të sjellë hekurudha.

“Ngjarja e sotme është një tjetër moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE. Unë dua të falënderoj BE-në dhe në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e financimit të rehabilitimit të vijës hekurudhore X. Linja X do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës. Që nga fillimi i procesit të Berlinit kemi bërë një rrugë të gjatë. Në pak muaj ne do të kemi edhe më shumë të arritura. Dua ta falënderoj Ministrin Hamza, Znj. Ruhe si dhe ekipet e tyre për punën e madhe për ta bërë të mundur këtë sukses”, theksoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Rruga hekurudhore e Kosovës X, është pjesë e rrjetit hekurudhor qendror të Ballkanit Perëndimor, zgjerim i rrjeteve të transportit transeuropian, i cili është pjesë e përpjekjeve më të mëdha të BE-së për të nxitur lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.

“Modernizimi i infrastrukturës së transportit është një nga prioritetet kryesore të BERZh-it në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar në përmirësimin e rrugëve tregtare brenda rajonit, në ndërtimin e ekonomive të integruara dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë duke ofruar më mirë lidhjen me rajonin dhe Evropën më gjerë”, tha Charlotte Ruhe nga BERZh.

BERZH po mbështet gjithashtu përmirësimin e praktikave të menaxhimit të aseteve, pagesave të qasjes, hapësirave dhe mundësive të barabarta, me theks të veçantë në diversitetin e fuqisë punëtore dhe barazinë gjinore, në zbatimin e projektit.

BERZh filloi të investonte në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, Banka ka nënshkruar 53 projekte në vend, me më shumë se 227 milionë euro. Kosova u bë anëtare dhe vendi i BERZH-it në dhjetor 2012.

Last modified: 9 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha: Linja hekurudhore, në shërbim të nxitjes për rritje ekonomike "

  1. 호두코믹스 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-linja-hekurudhore-ne-sherbim-te-nxitjes-per-rritje-ekonomike/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-linja-hekurudhore-ne-sherbim-te-nxitjes-per-rritje-ekonomike/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-linja-hekurudhore-ne-sherbim-te-nxitjes-per-rritje-ekonomike/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-linja-hekurudhore-ne-sherbim-te-nxitjes-per-rritje-ekonomike/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *