Prishtinë, 14 Maj 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim z. Ekrem Gjokaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Günter Horzetzky, ish këshilltar i Kancelares Merkel, ku u diskutua për Instrumentin e Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural, dhe me këtë rast ka potencuar se Kosova “ka nevojë për projekte që stimulojnë zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e prodhimit, përpunimit të produkteve bujqësore si dhe promovimin e eksporteve tona”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:
“Në takim me z. Ekrem Gjokaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Günter Horzetzky, ish këshilltar i Kancelares Merkel, diskutuam për Instrumentin e Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural (IPARD).
Diskutuam për rrugën të cilën ne duhet ndjekur që Bashkimi Evropian t’i njoh strukturat e Instrumentit të Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural, në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga viti 2016.
Në takim theksova se nevoja për mbështetje nga donatorët në bujqësi është jashtëzakonisht e madhe, kryesisht në përafrim të politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së në bujqësi, në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e qasjes së fermerëve në financa.
Po ashtu, kemi nevojë për projekte investive të BE-së që stimulojnë zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e prodhimit, përpunimit të produkteve bujqësore si dhe promovimin e eksporteve tona.”
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kosova-ka-nevoje-per-projekte-nga-be-ja-ne-bujqesi/ […]