Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha kërkon zbatimin më të shpejt të reformave të planifikuara në zbatimin e MSA-së

14 Maj, 2019

Prishtinë 14 Maj 2019 – Në Mbledhjen e Qeverisë, të kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, paraqiti për miratim në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe në mes të Bashkimit Evropian, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit ndërkufitar për IPA, si dhe paraqiti Ekspoze mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) gjatë periudhës janar – mars 2019.

Sa i përket nismës për marrëveshje, Ministrja Hoxha theksoi: “Kjo marrëveshje do të mundësojë rritje të përfitimit nga fondet e IPA-s për bashkëpunim ndërkufitar në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja mundëson zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve në kuadër të alokimit të fondit IPA për vitin 2018, në fusha si mbrojtja mjedisore, turizmi, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtia dhe investime”.

Pas miratimit të kësaj nisme, do të vazhdojnë konsultimet me Komisionin Evropian, për nënshkrimin e marrëveshjes në kohën e paraparë. Nisma u miratua njëzëri në Kabinetin qeveritar.

Lidhur me PKZMSA, Ministrja potencoi se “Programi për vitin 2019 ka paraparë 401 masa afatshkurta, prej të cilave 160, ose 39.9% e tyre, janë masa legjislative, ndërsa 241 masa, ose 60.10% e tyre, janë masa zbatuese”, duke shtuar se shkalla e përgjithshme e zbatimit të Programit gjatë periudhës raportues janar – mars 2019 është 5.99%, pasi që 24 nga 401 masa të planifikuara janë zbatuar plotësisht, ndërsa nga këto 24 masa të zbatuara, 12 janë zbatuar para afatit të planifikuar.

Sa i përket shkallës së zbatimit të masave të planifikuara për t’u zbatuar brenda tremujorit të parë, 30% e masave, janë zbatuar plotësisht, 70% e masave, nuk janë zbatuar plotësisht, përballen me vonesa serioze.

Shkalla e zbatimit të masave legjislative të planifikuara për t’u zbatuar brenda tremujorit të parë, të gjeturat tregojnë si në vijim: 25.81% e masave, janë zbatuar plotësisht, 74.19% e masave, akoma nuk janë zbatuar plotësisht, pra përballen me vonesa serioze.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka zbatuar masat 100%, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 80%, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar 50%, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, 42.11%, Ministria e Administratës Publike, 25%, ndërsa 8 ministri e kanë pasur nga një masë, të cilën nuk e kanë zbatuar.

Sipas të gjeturave, Ministrja Hoxha potencoi edhe reformat kyçe të planifikuara që nuk janë zbatuar: 17 akte nënligjore, dy projektligje, një strategji, një koncept dokument dhe projekt kodi doganor dhe akcizave.

Masat zbatuese të planifikuara për t’u zbatuar brenda tremujorit të parë, të gjeturat tregojnë si në vijim: 44.44% e masave, janë zbatuar plotësisht, 55.56% e masave, akoma nuk janë zbatuar plotësisht, pra përballen me vonesa serioze.

Last modified: 5 Gusht, 2022

8 Responses to " Ministrja Hoxha kërkon zbatimin më të shpejt të reformave të planifikuara në zbatimin e MSA-së "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 24271 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  3. I was more than happy to find this net-site.I wanted to thanks in your time for this excellent read!! I definitely enjoying every little little bit of it and I have you bookmarked to take a look at new stuff you weblog post.

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you can find 44636 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Here you will find 93706 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-me-te-shpejt-te-reformave-te-planifikuara-ne-zbatimin-e-msa-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *