Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kërkohet shtim i inspektorëve dhe këshilluesve bujqësorë për siguri më të lartë ushqimore

21 Maj, 2019

Kamenicë, 21 Maj 2019 – Shtimi i numrit të inspektorëve dhe këshilluesve bujqësorë po shihet të jetë nevojë e domosdoshme me qëllim që në Kosovë të ketë siguri më të madhe ushqimore. Rritja e cilësisë së produkteve dhe prodhimeve ‘bio’ po konsiderohet hap i rëndësishëm që prodhimet vendore të depërtojnë në tregun e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se kjo komunë ka përparësi shumë të madhe për zhvillim të bujqësisë pasi që 70 % e territorit të saj janë hapësira kodrinore-malore.

Kastrati tha se është ngritur vetëdija e qytetarëve që të investojnë në këtë fushë veprimtari, pasi që, këtë vit janë rreth dyzet përfitues të granteve të Ministrisë së Bujqësisë, kurse viteve të mëparshme kanë qenë jo më shumë se tetë.

“Vitet e fundit buxheti për subvencione për të gjitha kategoritë ka qenë 9 mijë e 925 euro që nënkupton subvencione jo vetëm në bujqësi por në të gjitha fushat. Ne çka kemi arritur dhe jemi duke kërkuar nga niveli qendror është me nda fonde shtesë dhe në këtë aspekt, edhe në vitin e kaluar edhe këtë vit, kemi arritur me marrë një fond, jo të mjaftueshëm, por të paktën me mundë me thënë një përkrahje dhe orientim… ne si shtet duhet të zvogëlojmë burokracinë në aspektin e shpërndarjes së subvencioneve dhe granteve”, tha Kastrati.

Nga Departamenti për Këshilla Bujqësore që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësuesi Tahir Halitaj tha se ministria ka hartuar mekanizma shtesë për të zbatuar në tërësi standardet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, sipas tij, politikat për përfitues të granteve duhet t’ju përshtaten edhe prodhuesve të vegjël.

“Edhe ne e vlerësojmë që kemi nevojë për këshilltarë që i zbatojnë standardet; numri i këshilltarëve është i kufizuar për shkak të buxhetit të Qeverisë edhe nuk mund të pranohen punëtorë, por ne e kemi mekanizmin e certifikimit të këshilltarëve privat dhe të licencimit të kompanive që na plotësojnë në terren me këshilla”, tha Halitaj.

Sabedin Kadriu, koordinator rajonal për Gjilan në AUVK, tha se me kapacitetet e vogla të inspektorëve që kanë në dispozicion po mundohen të ofrojnë siguri ushqimore për qytetarët e këtij regjioni.

“Sa i përket sigurisë ushqimore, thashë në fillim, jemi duke e bërë të pamundurën të mundur, mirëpo me atë kapacitet që e kemi, realisht [kapaciteti] i fuqisë punëtore që e kemi – konkretisht i inspektorëve, është shumë i vogël”, u shpreh ai.

Ky debat për fushë veprimtarinë bujqësore në Kosovë u zhvillua në kuadër të projektit “Përkrahje për Komunikim në Procesin e Integrimit Evropian” që financohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Last modified: 5 Gusht, 2022

3 Responses to " Kërkohet shtim i inspektorëve dhe këshilluesve bujqësorë për siguri më të lartë ushqimore "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 62379 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkohet-shtim-i-inspektoreve-dhe-keshilluesve-bujqesore-per-siguri-me-te-larte-ushqimore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkohet-shtim-i-inspektoreve-dhe-keshilluesve-bujqesore-per-siguri-me-te-larte-ushqimore/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 631 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kerkohet-shtim-i-inspektoreve-dhe-keshilluesve-bujqesore-per-siguri-me-te-larte-ushqimore/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *