Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Kampanja për Ditën e Evropës, kampanjë pro vlerave evropiane

6 Maj, 2019

Prishtinë 6 Maj 2019 – Sot, filloi kampanja vetëdijesuese me temën: Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së, me organizim të Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Takimi i parë, u mbajt në Prishtinë, ku ishin të pranishme Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova si dhe Znj. Behije Murtezi, balerinë e Baletit Kombëtar të Kosovës, Znj. Hana Qerimi, Themeluese e “Shkollës Digjitale” si dhe studentë dhe të rinj.

Është kënaqësi e veçantë të flas për rininë kosovare, si një ndër potencialet më të mëdha që kemi si shtet, potencoi Ministrja Hoxha, duke përshkruar gjendjen para dhe pas çlirimit, si dhe rëndësinë e integrimit në organizatat ndërkombëtare.

“Kosova është i vetmi vend evropian që shënon 9 Majin, Ditën e Evropës, kjo dëshmon orientimin tonë evropian. Edhe pse ende nuk e gëzojmë lirinë e lëvizjes, Kosova përbën vendin më pro-evropian. Presim që BE të ndërmerr hapin e radhës për t’i hapur rrugë e mundësi rinisë së Kosovës. Kosova meriton liberalizimin”, potencoi Ministrja Hoxha.

“Edhe BE-ja vazhdimisht e mbështet rininë e Kosovës me projekte të shumta që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit arsimor, shkollimit profesional, përmirësimin e infrastrukturës sportive, kulturore, mundësitë për shkollim dhe programe shkëmbimi me universitetet më prestigjioze të Evropës”, vuri në pah Ministrja Hoxha dhe shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që potenciali rinor që kemi të ketë perspektivë të qëndrueshme.

Znj. Apostolova vlerësoi se të rinjtë janë pasuria më e vlefshme e Kosovës. “Rinia e shtyn përparimin dhe ata duhet të pajisen me aftësi për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Në BE, ne mbështesim të rinjtë duke e bërë arsimin prioritet. Mbështesim ristrukturimin e sektorit të arsimit dhe ndihmojmë mësuesit me parime që të marrin njohuri për shkollimin modern. Ne ofrojmë mundësi për të studiuar jashtë vendit nëpërmjet programit Erasmus +. Autoritetet e Kosovës gjithashtu duhet të angazhohen më shumë, të riorganizojnë prioritetet dhe të investojnë në arsim dhe punësim për rininë”, potencoi Apostolova.

Në fjalën e rastit, Behije Murtezi, balerinë e Baletit Kombëtar të Kosovës, vlerësoi kapacitetin e rinisë së Kosovës, por duhet mbështetje për të shfaqur kapacitetin e vet krahas rinisë evropiane. Ndërsa Hana Qerimi, themeluese e “Shkollës Digjitale”, diskutoi për potencialin e rinisë në fushën digjitale, diskutoi për një storje shumë të suksesshme personale, me më shumë se 10 qendra në Kosovë dhe në tri shtete tjera.

Në diskutim, e morën fjalën edhe të rinjtë e pranishëm, parashtruan pyetje por edhe theksuan se ndaj të rinjve të Kosovës po bëhet padrejtësi, sepse, Kosova është i vetmi vend në Evropë, me kufizim të lëvizjes së lirë.

Last modified: 5 Gusht, 2022

7 Responses to " Ministrja Hoxha: Kampanja për Ditën e Evropës, kampanjë pro vlerave evropiane "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

  4. Erlinda Unnold thotë:

    Pretty section of content. I just stumbled upon your weblog and in accession capital to claim that I acquire in fact enjoyed account your blog posts. Anyway I will be subscribing for your feeds or even I achievement you get entry to consistently fast.

  5. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kampanja-per-diten-e-evropes-kampanje-pro-vlerave-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *