Prishtinë, 13 Nëntor 2017 – Nën kryesimin e Ministres për Integrim, Dhurata Hoxha, sot është mbledhur Komiteti Punues për Integrim Evropian që mbledh bartësit e përgjegjësive të institucioneve të përfshira në këtë proces.
“Ky grup punues ka për qëllim të ndihmojë procesin dhe të identifikojë sfidat nga çështjet kyçe që dalin nga obligimet e Agjendës Evropiane të Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha.
Në takim u diskutuan çështjet si: Opcionet e ligjit të ri për pagat, sipas koncept dokumentit të përgatitur, ristrukturimi i KIESA-së, ligji i ri për inspektimet, miratimi i ligjit për eficiencë të energjisë, krijimi i mekanizmit për financimin e investimeve për eficiencë të energjisë, miratimi i ligjit për arsimin e lartë si dhe themelimi i agjencisë për kurrikulë, standarde dhe vlerësim, duke dhënë kontribut përfaqësuesit e dikasterëve përkatës.
Duke folur për qëllimin e takimit, Ministrja Hoxha tha se qëllimi i këtij grupi punues është që të monitorojë implementimin e ERA, dhe u kërkoi sekretarëve të përgjithshëm të ministrive që të punojnë intensivisht për përmbushjen e obligimeve që jane pjesë e procesit integrues.
Ministrja po ashtu u ofroi përkrahjen e saj në këtë proces të gjitha Ministrive dhe u kërkoi atyre të adresojnë të gjitha sfidat dhe problemet eventuale në mënyrë që Ministrja t’i ngris në nivelin më të lartë politik.
Last modified: 9 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-nga-ministrite-me-shume-pune/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-nga-ministrite-me-shume-pune/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-nga-ministrite-me-shume-pune/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 66202 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-nga-ministrite-me-shume-pune/ […]
Good day! I could have sworn I’ve been to this blog before but after browsing through some of the post I realized it’s new to me.
Nonetheless, I’m definitely happy I found it and I’ll be book-marking and checking back often!
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-nga-ministrite-me-shume-pune/ […]