Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha dorëzon edhe formalisht kontributin e parë të Raportit të Vendit për Komisionin Evropian

9 Nëntor, 2017

Prishtinë, 9 Nëntor 2017 – Në takim me Shefen e Zyres se BE-së/PPBE, Znj. Nataliya Apostolova, Ministrja e Integrimit Evropian, ia dorëzoi edhe formalisht kontributin e parë të institucioneve të Kosovës për Raportin për Vendin.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e Raportit për vendin si instrument kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga publikimi i Raportit të fundit, në Nëntor 2016.

Njëkohësisht, Raporti do të identifikojë sfidat kyçe më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës.

Ministrja Hoxha ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendën evropiane.

Për të bërë vlerësimin real dhe faktik të zhvillimeve në Kosovë, institucionet e Kosovës kanë pranuar afro 1,500 pyetje nga Komisioni Evropian.

Institucionet do të kenë mundësinë e dytë që në muajin Shkurt të dorëzojnë informatë shtesë lidhur me zhvillimet nga Nëntori 2017 deri në Shkurt 2018.

Raporti i Vendit për Kosovën, do të publikohet në Prill 2018.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha dorëzon edhe formalisht kontributin e parë të Raportit të Vendit për Komisionin Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-dorezon-edhe-formalisht-kontributin-e-pare-te-raportit-te-vendit-per-komisionin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *