Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Dhuna në familje të trajtohet me prioritet

1 Korrik, 2019

Prishtinë 1 Korrik 2019 – Dhuna në familje e raportuar sot nga Policia e Kosovës, ka bërë që Ministrja e Integrimit Evropian të reagojë me një postim që kjo dukuri negative të adresohet me prioritet. Dhuna në familje nuk ka justifikim në asnjë rast, ka potencuar znj. Hoxha.

Ministrja ka theksuar se “dhuna në baza gjinore, është shkelje e të drejtave të njeriut e cila në mënyrë disproporcionale prek gratë dhe fëmijët”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Dhuna në familje duhet të adresohet me prioritet!!!

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar për 6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve. Viktima të kësaj dhune janë te gjitha gra që shfaq dimensionin gjinor të kësaj problematike.

Dhuna në familje është vepër penale sipas Kodit të ri Penal dhe kryerësit e dhunës në familje duhet të marrin dënimin e merituar nga gjyqësori si organ përgjegjës, por edhe të trajtohen me seriozitet të lart nga momenti i raportimit e deri te riintegrimi i viktimës.

Dhuna në baza gjinore, është shkelje e të drejtave të njeriut e cila në mënyrë disproporcionale prek gratë dhe fëmijët.

Për adresimin e kësaj dukurie negative, duhet angazhim mbarë shoqëror, duke përfshirë institucionet dhe secilin prej nesh si individ për të parandaluar këtë dukuri dhe për të shfaqur jo tolerancë.

Dhuna në familje nuk ka justifikim në asnjë rast!”

Last modified: 4 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *