Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha pret në takim përfaqësuesen e UNDP, Maria Suokko, Diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

9 Korrik, 2019

Prishtinë, 09 Korrik 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim znj. Maria Suokko (Finlandë) të sapoemëruar si Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi marrëdhëniet shumë të mira në mes të Ministrisë dhe UNDP-së.

Ministrja Hoxha vlerësoi lart punën dhe përvojën e Përfaqësueses së re të përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që nga viti 2000 e këndej, dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit me interes dhe synime të përbashkëta.

“UNDP ka luajtur rrol shumë madh në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, çmojmë lart angazhimin e kësaj organizate e cila është e fokusuar në prioritete me peshë dhe vlerë për qytetarët tanë, në veçanti fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore”, potencoi Ministrja Hoxha dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e prioriteteve të UNDP, për zhvillimin e të ardhmes sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko theksoi se e mori këtë detyrë në një moment shumë të rëndësishëm pasi zyra po shënon 20 vjetorin e bashkëpunimit të suksesshëm në Kosovë, dhe potencoi se do të ofroj bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Integrimit.

Ministrja Hoxha dhe znj. Suokko, u dakorduan se mund të thellohet dhe fuqizohet bashkëpunimi për rrugën dhe synimet e zhvillimit të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës dhe shfaqen gatishmërinë për këtë bashkëpunim.

Last modified: 4 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *