Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Arritja e konsensusit është lajm i shumëpritur

24 Shkurt, 2017

Prishtinë, 24 Shkurt 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas lajmit për arritjen e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, ka theksuar se “është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë”.
Ministrja Hoxha ka theksuar se izolimit po i vjen fundi. Ajo më tej ka shkruar se “me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Arritja e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë. Me këtë konsensus, u rikonfirmua rruga jonë integruese euro-atlantike, konsensusit tonë nacional. Izolimit po i vjen fundi.
Pas ratifikimit të demarkacionit, fillojnë procedurat për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet.
Dita e sotme dëshmoi se vullneti i krerëve politik të Kosovës kurrë nuk ka munguar për të sjell ndryshime të shumëpritura për secilin qytetar. Qytetarët mbi të gjitha!”

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha: Arritja e konsensusit është lajm i shumëpritur "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 8971 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-arritja-e-konsensusit-eshte-lajm-i-shumepritur/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-arritja-e-konsensusit-eshte-lajm-i-shumepritur/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *