Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku udhëton në Luksemburg dhe Bruksel – në fokus MSA-ja dhe procesi i liberalizimit të vizave

21 Prill, 2013

Prishtinë, 21 prill 2013 – Si pjesë e qasjes së përgjithshme të Qeverisë së Kosovës ndaj agjendës Evropiane, Ministrja Çitaku ka udhëtuar sot për vizitë tre ditore në Luksemburg dhe Bruksel. Qëllimi i vizitës është diskutimi i fillimit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe diskutimi i progresit në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave. Gjatë kësaj vizitë në kuadër të takimeve të ndryshme do të bashkëngjiten edhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila dhe Ministri Rexhepi. Vizita zyrtare në Luksemburg do të fillon me takimet ditën e hënë, 22 prill 2013, me ç’rast Ministrja Çitaku do të takoj, në mes tjerash, Ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Finlandës, Çekisë, Sllovenisë, Irlandës, Danimarkës, Hungarisë dhe Estonisë. Ditën e martë, 23 prill 2013, Ministrja Çitaku do të takon znj. Marie-Josee Jacobs, Ministren për Bashkëpunim Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, me ç’rast do të bëhët nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale për ndihmë zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut. Vizita zyrtare në Bruksel do të fillon të martën pasdite, 23 prill 2013, me ç’rast Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi do të takojn znj. Cecilia Malmstrom, Komisioneren për Punë të Brendshme. Në takimin e radhës, Ministrja Çitaku dhe  Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila do të takojn z. Karel De Gucht, Komisionerin për Tregti. Në përmbyllje të ditës së martë, Ministrja Çitaku do të takon Drejtoren e Përgjithshme të Drejtoratit për Drejtësi të Komisionit Evropian, znj. Françoise Le Bail. Ditën e merkurë, 24 prill 2013, Ministrja Çitaku do të takoj në dy takime të ndara përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së në kuadër të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor (COWEB), si dhe Eurodeputëtët anëtarë të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor. Në fund të ditës së merkurë, Ministrja Çitaku dhe  Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila do të takojn z. Štefan Füle, Komisionerin për Zgjerim.

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Çitaku udhëton në Luksemburg dhe Bruksel – në fokus MSA-ja dhe procesi i liberalizimit të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-udheton-ne-luksemburg-dhe-bruksel-ne-fokus-msa-ja-dhe-procesi-i-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-udheton-ne-luksemburg-dhe-bruksel-ne-fokus-msa-ja-dhe-procesi-i-liberalizimit-te-vizave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-udheton-ne-luksemburg-dhe-bruksel-ne-fokus-msa-ja-dhe-procesi-i-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *