Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku takohet me Ministrat e Punëvë të Jashtme dhe Ministrat për Çështje Evropiane të Shteteve Anëtare të BE-së – Kosova afër marrëdhënieve kontraktuale me BE-në

22 Prill, 2013

Luksemburg, 22 prill 2013 – Gjatë ditës së parë të vizitës në Luksemburg në kuadër të margjinave të takimeve të Këshillit për Çështje të Përgjthshme dhe Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, z. Linas Linkevičius; Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, z. Miroslav Lajcak; Ministrin e Punëve të Jashtime të Finlandës, z. Erkki Tuomioja; Ministrin e Punëve të Jashtime të Republikës Çeke, z. Karel Schwarzenberg; Ministrin e Punëve të Jashtime të Sllovenisë, z. Karl Erjavec; Ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, znj. Lucinda Creighton; Ministrin për Çështje Evropiane të Danimarkës, z. Nicolai Wammen; Ministren për Çështje Evropiane të Hungarisë, znj. Enikő Győri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Urmas Paet. Ministrja Çitaku po i vazhdon takimet me përaqësues të lartë shetëror të shteteve anëtare të BE-së.

Sot në Lukesmburg u miratua nga Shtetet anëtare edhe raporti i perbashkët i Parlamentit edhe Këshillit për adresimin e prioriteteve afatshkurtëra të shqiptura në Konkluzionet e Këshillit të BE-së para vendimit për hapjen e negociatave për një Marrëveshje për Stabilizim Asociim (MSA) të dhjetorit të vitit 2012. Si rezultat u dorëzua propozimi i Komisionit për Këshillin për të hapur negociatat për MSA, si dhe u mirëpritën përpjekjet e  Komisionit për të negocijuar një marrëveshje kornizë me Kosovëm për pjesmarrjen e saj në Programe të BE-së.

Ministrja Çitaku tha se “ky miratim është i rëndësisë së veçantë për shkak se i hapë rrugë konkretizimit të agjendës Evropiane të Kosovës duke e mundësuar hapjen e negociatave për marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim si dhe hapë rrugë që Kosova të merr pjesë në programet e BE-së.” Ministja theksoi që kjo do të shpie drejt formalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në duke shënuar hapin e parë kontraktual mes të dyjave.”  Ajo gjithashtu shtoi që “kjo arritje nuk do të ishte e mundëshme pa mbështetjen e spektrit të gjerë politik, dhe punën e palodhshme të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces”.

Gjatë takimeve, Ministrja Çitaku njoftoi ministrat respektiv për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun e sapo të përmbyllur për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërlidhur me këtë çeshtje, në veçanti u diskutua agjenda Evropiane e Kosovës, progresi në përmbushjen e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe progresin në përmbushjen e kritereve të udhërrefyesit për Liberalizim të Vizave.

Ministrja Çitaku falenderoi Ministrat respektiv për përkrahjen e deritanishme për Kosovën në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Ministrat e Punëvë të Jashtme nënvizuan rëndësinë e arritjes së marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe vlerësuan lartë konstruktivitetin dhe përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e marrëdhenieve të mira fqinjësore si një nga kushtet themelore në kuadër të procesit të anëtarsimit në Bashkimin Evropian. Ministrat poashtu diskutuan rrugën përpara të Kosovës në kuadër të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe dialogut për liberalizimin e vizave.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Çitaku takohet me Ministrat e Punëvë të Jashtme dhe Ministrat për Çështje Evropiane të Shteteve Anëtare të BE-së – Kosova afër marrëdhënieve kontraktuale me BE-në "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takohet-me-ministrat-e-puneve-te-jashtme-dhe-ministrat-per-ceshtje-evropiane-te-shteteve-anetare-te-be-se-kosova-afer-marredhenieve-kontraktuale-me-be-ne/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takohet-me-ministrat-e-puneve-te-jashtme-dhe-ministrat-per-ceshtje-evropiane-te-shteteve-anetare-te-be-se-kosova-afer-marredhenieve-kontraktuale-me-be-ne/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *