Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim një delegacion nga Greqia

18 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 18 dhjetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim delegacionin nga Greqia në përbërje të Ambassadorit Christos Aifantis, Ambassadorit Z. Dimitris Moschopoulos të zyrës Greke në Kosovë, Znj. Eirini Rena Dourou dhe Z. Ioannis Pyrgakis. Temë e diskutimit ishin marrëdhënjet ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin reciprok dhe koordinimin në çështje të rëndësishme si dhe agjenda Evropiane e Kosovës.

Ministrja Çitaku me këtë rast përshëndteti qasjen pozitive dhe proaktive të Greqisë ndaj avancimit të Kosovës me Agjendën evropiane dhe avancimin e saj në kontekst ndërkombëtar. Ministrja Çitaku tha se: ”Pa marrë parasysh qëndrimin e qeverisë së Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Greqia ka qenë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në instanca ndërkombëtare, për këtë edhe u jemi mirënjohës popullit dhe qeverisë Greke”.

Ministrja Çitaku poashtu kërkoi intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Athinës në mënyrë që të ketë afrim sa më të madh të interesave tona të dyanshme, por edhe ti kontribuohet avancimit të rajonit në përgjithësi.

Diskutimet gjithashtu u fokusuan edhe në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zgjedhjet e fundit, rrjedhën e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në fusha të interesit të përbashkët.

Nga ana e delgacionit Grek, ndër të tjera Znj. Dourou tha: “Qasja e Greqisë ndaj Kosovës është pozitive dhe do të vazhdoj me këtë ritëm. Greqia ka qenë dhe do të vazhdojë  ti kontrubuojë një harmonie ndërfqinjësore në tërë rajonin e ballkanit.“

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim një delegacion nga Greqia "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-greqia/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-greqia/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 80072 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-greqia/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-greqia/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-greqia/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *