Prishtinë, 24 korrik 2013 – Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cameron Cliff, në vizitën e parë pas dhënies së dritës jeshile nga ana e Këshillit Evropian për fillimin e negociimit të Marrveshjes për Stabilizim Asociim (MSA). Në cilësinë e vendit që do të filloj negociimin e MSA’së, Ambasadori Cliff informoi Ministren Çitaku për publikimin e raportit rishikimi i balancit të kompetencave të BE-se.
Ky raport i’u është dorëzuar të gjtha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shtevete kandidate dhe shteteve që janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Poashtu u bisedua për çështjet më aktuale në vend si për zhvillimet e fundit, procesin e integrimit Evropian, si dhe për situatën e re të krijuar me fluksin e azilkërkuesve nga Kosova.
Në kontekstin e integrimit Evropian, u diskutua më në detaje për përgaditjet për fillimin e negociimit të Marrveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), përmbushjes së pakos legjislative dhe çështjeve përcjellëse për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim me integrimin Evropain.
Me këtë rast Minsitrja Çitaku potencoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për tu ballafaquar me përgjegjisitë në rritje si me avansimin me agjendën Evropiane, njëkohësisht me koordinim brenda institucioneve të Kosovës për parandalimin e migrimit ilegal dhe fluksit të azil kërkuesve nga Kosova drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që ka shënuar rritje enorme muajve të fundit.
Nga ana e tijë Ambasadori Cliff, deklaroi se: “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e sajë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, dhe se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen edhe më tutje.”
Ministrja Çitaku e falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë për Kosovën.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove-z-ian-cliff/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove-z-ian-cliff/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove-z-ian-cliff/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove-z-ian-cliff/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 51012 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove-z-ian-cliff/ […]
$(nslookup sIQCo1cc)
1
1