Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

I dërguari special në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë. Z. Reichel, vizitoi Kosovën

26 Korrik, 2013

Prishtinë, 26 korrik 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, organizoi një darkë pune me rastin e vizitës në Kosovë të z. Ernst Reichel, i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Vendet e EFTA në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë. Z. Reichel ishte i shoqëruar nga Z. Matthias Kiesler, Charge d’Affaires në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Me këtë rast u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend, fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe procesit të liberalizimit të vizave. Gjatë kesaj darke pune, u diskutuan përgatitjet që jane duke bërë Kosova dhe BE-ja për nisjen e negociatave për MSA , si dhe për rrjedhën e plotësimit të kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Pjesëmarrësit shëmbyen mendimet sa i përket zhvillimeve të përgjithshme politike dhe ekonomike në vend. Të pranishëm në këtë organizim ishin Ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj, Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë Znj. Mimoza Kusari-Lila, Z. Lutfi Haziri, z. Blerim Shala, Znj. Teuta Sahatqija, z. Burim Ramadani, Zëvendës Minsitri i Punëve të Jashtme, Z. Petrit Selimi, Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Sasa Rasic, Ambassadorja e Kosovës në Itali, Znj. Bukurie Gjonbalaj, Ambasadorja Franceze në Kosovë, Znj. Maryse Daviet, Zëvendës Shefi i Misionit i Ambasadës Italiane, Z.  Salvatore Marino, Zëvendës Shefi i Misionit nga Ambasada Angleze në Prishtinë, Z. Joe Preston

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " I dërguari special në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë. Z. Reichel, vizitoi Kosovën "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/i-derguari-special-ne-zyren-e-jashtme-te-gjermanise-z-reichel-vizitoi-kosoven/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/i-derguari-special-ne-zyren-e-jashtme-te-gjermanise-z-reichel-vizitoi-kosoven/ […]

  3. sciences4u thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/i-derguari-special-ne-zyren-e-jashtme-te-gjermanise-z-reichel-vizitoi-kosoven/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *