Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim ambasadorët e quintit

22 Shkurt, 2013

Prishtinë, 22 shkurt 2013 – Me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve  me interes për vendin tonë, Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në një takim të përbashkët përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Z. Samuel Zbogar dhe Ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë.

Në takim, Ministrja Çitaku paraqiti një përshkrim nga zhvillimet e fundit në vend por edhe takimet e fundit që ka pasur me zyrtarë të lartë në Bruksel. Njëkohësisht u diskutua edhe për takimin në Bruksel ku ndër të tjera tema kanë qenë zhbërja e strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe organizimi i zgjedhjeve të lira në komunat veriore, bazuar në ligjet e Kosovës.

Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen që janë duke dhënë shtetet anëtare të quintit,  për një zhvillim demokratik të Kosovës, poashtu edhe në procesin e integrimit Evropian të vendit tonë. Ministrja gjithashtu ka siguruar ambasadorët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të gjithë rajonit do të vazhdojë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të rajonit në tërësi.

Në raport me Liberalizimin e Vizave Ministrja potencoi se: ‘Një pjesë e madhe e kritereve afatshkurtra tashmë janë plotësuar, dhe në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe institucionet shtetërore janë të vendosura në zbatimin e reformave  që e ndërtojnë dhe zhvillojnë një Kosovë Evropiane”. Si dhe kapitujt që janë identifikuar si kyçe në kuadër të Studimit të Fizibilitetit si: Sundimi i ligjit, respektivisht, Sistemi Gjyqësor dhe Lufta kundër Korrupsionit. Administrata Publike, Mbrojtja e Pakicave dhe Tregtia, janë shënuar avancime të dukshme.

Gjithashtu, Ministrja tha se Respektimi dhe mbrojtja e pakicave dhe të drejtave kulturore në Kosovë është e rregulluar jo vetëm me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe me Konventat ndërkombëtare të cilat zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit. Ekziston edhe legjislacion i avancuar primar dhe sekondar  që lidhet me këto të drejta të garantuara.

Kosova i qëndron besnike agjendës Evropiane dhe jemi duke punuar maximalisht për të përmbushur të gjitha kriteret e parashtruara në raport, si dhe qëndrojmë të bindur se vetëm me dialog mund ti normalizojmë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të mirën e tërë rajonit.

Gjithashtu, nga ambasadoret u tha se ka shume pune për të bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës ne mënyrë qe proceset te shkojnë sa ma rrjedhshim.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim ambasadorët e quintit "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadoret-e-quintit/ […]

  2. bonanza178 slot thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 6908 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadoret-e-quintit/ […]

  3. dmxe kopen thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadoret-e-quintit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadoret-e-quintit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadoret-e-quintit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *