Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendës Ministri Kasapolli priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

25 Shkurt, 2013

Prishtinë, 25 shkurt 2013 – Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian z. Kasapolli priti në një takim zëvendës Drejtorin e Kabinetit të Sekretarit të Pergjithshem të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Matjaz Gruden së bashku me Këshilltarin Politik në Drejtoratin për Këshilldhënie Politike, z. Uwe Muller.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e nocionit të sapo themeluar “kapacitetit funkcional” si dhe mënyrën se si të promovohet ndërveprimi më i shtuar.

Z. Gruden tha që Këshilli i Evropës nuk mund të lejojë që një vend si Kosova të jetë jashtë agjendës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve rreth statusit. Ai shtoj më tej se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate është një dashamirës shumë i madh i Kosoës dhe është duke shikuar të gjitha mundësitë se si të bashkëpunojmë me vendin tuaj.

Rezoluta e fundit në Asamblenë Parlamentare tregon një hap të rëndësishëm në këtë drejtim ku edhe iu hap dera bashkëpunimit të ndërsjellë pa marrë parasysh statusin e Kosovës.

Nga ana tjetër Z. Kasapolli falënderoi delegacionin për vizitën e tyre, duke potencuar se Kosova është një vend me frymë demokratike dhe ku repsekti për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve tejkalon edhe standardet evropiane. Kushtetuta e Kosovës i ka dhënë aplikim të drejpërdrejtë Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kjo tregon konceptin e shtetit të Kosovës ku të drejtat e individit si person dhe si pjesë e kolektivitetit janë në qendër të vëmendjes në bazë të së cilave është bërë ndërtimi institucional deri më tani dhe që do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Zëvendës Ministri Kasapolli priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-priti-delegacionin-e-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/ […]

  2. check it out thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-priti-delegacionin-e-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-kasapolli-priti-delegacionin-e-asamblese-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *