Prishtinë 14 dhjetor 2012 – Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti Ambasadoren e Francës në Kosovë, zj. Maryse DAVIET, të cilën e njoftoi me përkushtimin e Ministris së Integrimit Evropian dhe të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit, duke theksuar se kjo është agjenda primare e Kosovës.
Gjatë takimit Ministrja Çitaku uroi ambasadoren Daviet për detyrën e re, si përfaqësuese e shtetit francez në Kosovë dhe falënderoj për përkrahjen e fuqishme që Franca ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në rrugën e Kosovës drejt bashkimit Evropian.
Ndërsa Ambasadorja Daviet vlerësoi progresin në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Francës për Kosovën, e sidomos në proceset integruese evropiane.
Last modified: 16 Gusht, 2022