Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Gratë ndër shekuj – Ekspozita ‘100 produkte për 100 vjetorin e pavarësisë’

14 Dhjetor, 2012

Fjalim rasti për hapjen e ekspozitës ‘100 produkte për 100 vjetorin e pavarësisë’

Të nderuar,

Më lejoni të ju përgëzoj për këtë iniciative kaq të qelluar dhe kreative. Gëzohem shumë kur shoh rezultate te punës dhe perkushtimit të grave, e aq me shumë kur kjo punë është realizuar me një qëllim të veçant, atë të festës së 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Inkurajimi i grave për pjesmarrje në projekte të ndryshme, si dhe fuqizimi i tyre ekonomik jane baza e pavarësimit të gruas dhe emancipimit të saj në shoqëri. Une e çmoj posaqërisht lartë këtë iniciative pasi që në këto punime zbulojme kreativitetin e fshehur të gjithë këtyre grave që kanë kontribuar në këtë ekspozitë.  Eshtë iniciative positive me qëllim festiv dhe simbolik.

Në Kosovë ka pasur zhvillime positive në aspektin e barazisë gjinore, por mbetet shumë për tu bërë. Une gjithmone gëzohem kur ndëgjoj për iniciativa të ndryshme nga ana e grave, cofte artistike, apo edhe iniciativa për themelim të OJQ-ve, instituteve akademike, si dhe hapje të bizneseve, sepse besoj që ndryshimi ndodhe kur grate ndihen të afta për të inicuar një projekt dhe për ta realizuar atë.  Për këtë, duhet të vazhdohet të punohet në vetëdijesim të shoqërisë me qëllim të ndrimeve të përceptimeve aktuale – të cilat fatkeqësisht vazhdojnë të jenë jo te favorshme për grate dhe i ngurtesojnë ato në shumë vendime. Nuk dua të ndalem në atë se cfarë janë këto përceptime, por dua të theksoj rëndësine e fushatave vetëdijesuese deri në momentin kur me të vërtetë do të shohim rezultate konkrete të  emancipimit dhe fuqizimit të gruas.

Sa më shumë gra udhëheqëse të politikave, të organizatave dhe bizneseve të ndryshme, aq me pak probleme do të kenë shoqërite në mbarë boten. Këtë s’po e them une, kjo eshte vërtetuar nga studime të shumta. Me lejoni të perdor nje citat të sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton:

 

“Kur gratë janë të lira të votojnë dhe të garojnë për detyrë publike, qeveritë janë më efektive dhe të përgjegjshme ndaj popullit të vet.  Kur gratë janë të lira të fitojnë dhe të fillojnë biznese të vogla, ato bëhen prijëse të rritjes ekonomike.  Kur grave ju jepet mundësia e arsimimit dhe qasjes në kujdes shëndetësor, familjet dhe komunitetet e tyre prosperojnë.  Kur gratë kanë të drejta të barabarta, kombet janë më stabile, paqësore dhe të sigurta”.

Une pa e zgjatur më shume, ftoj të perfitojmë sonte nga këto pune kaq kreative, dhe dëshiroj të përgëzoj edhe njëherë organizaten Gratë në Biznes për të gjitha iniciativat që ndërmarrin vazhdimisht për t’i inkurajuar dhe fuqizuar gratë.

Ju faleminderit.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Gratë ndër shekuj – Ekspozita ‘100 produkte për 100 vjetorin e pavarësisë’ "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/grate-nder-shekuj-ekspozita-100-produkte-per-100-vjetorin-e-pavaresise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 28677 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/grate-nder-shekuj-ekspozita-100-produkte-per-100-vjetorin-e-pavaresise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *