Sot, në kuadër të takimit të Këshillit të Sekretarëve të Pergjithshem, Ministrja Çitaku diskutoj me Sekretarët e Përgjithshëm përgatitjet teknike për projektet konkrete që do të zbatohen për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi, në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit 2013.
Gjatë takimit, Ministrja Çitaku, kërkoj nga të gjitha shërbimet e Qeverisë që të angazhohen me qëllim të zbatimit të objektivave të dakorduara politike në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Në këtë drejtim, Ministrja Çitaku konkretisht njoftoj të gjithë pjesëmarrësit rreth zhvillimeve të fundit politike në funksionalizimin e komunave në veriun e vendit dhe asistencën financiare të paralajmëruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Deri në muajin shkurt pritet të përgatiten projekt propozimet për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa në muajin prill pritet të mbahet takimi me të gjithë donatorët me qellim të dakordimit të zotimeve të secilit donatorë për projektet konkrete.
Last modified: 15 Gusht, 2022