Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikes së Kosovës

4 Prill, 2017

Prishtinë, 4 Prill 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian,  znj. Mimoza Ahmetaj, raportoj sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian. Në kuadër të raportimit të saj, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për zhvillimet kyçe në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Në këtë drejtim, Ministrja Ahmetaj foli për zbatimin e MSA-së, procesin e liberalizimit të vizave, prioritetet kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave, procesin e programimit të IPA 2016 dhe 2017, si dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj njoftoj anëtarët e Komisionit për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ministrja nënvizoi se puna duhet të vazhdoj në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në kuptimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, demarkacioni është kriter i fundit i pa përmbushur.

Poashtu, sot Komisioni shqyrtoj dhe miratoj Programin për Zbatimin e MSA-së dhe vendosi që të procedohet për miratim në seancën plenare.

Anëtarët e Komisionit ftuan të gjitha institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm me kohë për të siguruar zbatimin efikas të obligimeve që rrjedhin nga MSA.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikes së Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-raporton-para-komisionit-per-integrim-evropian-te-kuvendit-te-republikes-se-kosoves/ […]

  2. jazz for upbeat mood

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *