Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj takon Ambasadorët e shtetëve anëtare të BE-së

3 Prill, 2017

Prishtinë, 3 Prill  2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj është takuar sot me ambasadorët dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kyçe ne kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht liberalizimi i vizave, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të kriterit të dytë, respektivisht rezultatet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më sot, janë shenjëzuar 34 raste, janë ngrit 26 aktakuza, 4 raste kanë marrë vendime të shkallës së fundit, 2 të shkallës së parë, ndërsa të tjera janë në stade të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Njëkohësisht, Ministrja Ahmetaj i njoftoi Ambasadorët për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadorët vlerësuan angazhimin e MIE-së për koordinimin e agjendes Evropiane dhe mirëpriten hapat pozitiv të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ambasadorët ftuan institucionet që të vazhdojnë me përkushtim reformat në drejtësi.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *