Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj priti sot në një takim shefin e UNDP për Kosovë, z. Rusell

26 Korrik, 2017

Prishtinë, 26 Korrik 2017 – Ministrja Ahmetaj takoi shefin e UNDP për Kosovë z. Andrew Russell.

Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj falenderoi z. Russell për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet UNDP dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në kuadër të agjendës Evropiane.

Ministrja Ahmetaj vlerësoi se UNDP është partner i rëndësishëm i qeverisë së Kosovës dhe mirëpret asistencën në veçanti për zbatimin e MSA-së, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e ambientit.

Ndërkaq z. Russell falenderoi Ministren për pritjen dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm ku shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe asistencës në fushat e lartë përmendura.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *