Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj priti në takim drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore Z. Mantovanelli

13 Prill, 2017

Prishtinë, 13 Prill 2017- Ministrja Ahmetaj priti sot në takim Drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore Z. Marco Mantovanelli.

Me këte rast Ministrja Ahmetaj falenderoi Z. Mantovanelli për bashkëpunimin dhe kontributin shumëvjeçar nga Banka Botërore që nga viti 1999 e cila ka mbështetur Kosovën në shumë fusha si infrastrukturë, energji, bujqësi, arsim, sektorin privat dhe fusha tjera të rëndësishme.

Ministrja Ahmetaj theksoi se edhe pas hyrjes në fuqi të MSA-së, kontributi i Bankës Botërore është shumë i nevojshëm në implementimin e kritereve që dalin nga kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër Z. Mantovanelli vlerësoi stabilitetin dhe rritjen ekonomike që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit. Me këtë rast Z. Mantovanelli konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore me qellim që të kontribojë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ministrja Ahmetaj dhe Z. Mantovanelli u zotuan që partneriteti dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ketë koordinim sa më të mirë të donatorëve në implementimin e projekteve.

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Ahmetaj priti në takim drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore Z. Mantovanelli "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-drejtorin-e-zyres-se-bankes-boterore-z-mantovanelli/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *