Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj priti në takim Ambasadorin e Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell

28 Shkurt, 2017

Prishtinë, 28 shkurt 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahemtaj, në vazhdën e aktivitetëve për të fuqizuar përkrahjen për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, z.Ruairi O’Connell.

Ministrja Ahmetaj falëndëroi Ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania për Kosovën në  zhvillimin e vendit dhe përkrahjen në arenën ndërkombëtare. Posaqërisht, duke përkrahur kauzën e Kosovës gjatë negociatave për Marrëveshjen Stabizlim Ascoiimi dhe për të avancuar në tërësi me agjendën Evropiane.

Gjatë takimit , më në detaje u diskutua për zhvillimet në kaudër të procesit të Integrimit Evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë insititucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi I politikave gjeostrategjike , zhvillimet në rajon dhe deri tek levizja e lirë e qytetarëve të Kosovës etj.

Njëkohësisht u diskutua edhe për debatin e djeshëm ku Parlamenti Evropian (PE) miratoi rezolutën për Kosovën që rikonfirmon përkrahjen për Kosovën dhe të ardhmën e sajë në familjen evropiane si pjesë përbërëse e sajë. Sikurse edhe ftesa që I’u bë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të procedojnë me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë që edhe Parlamenti Evropian të shtyej përpara çështjen e Liberalizimit të Vizave.

Ndërsa Ambasadori O’Connell I konfirmoi Ministres përkrahjen e fuqishme të Britanisë së madhe për Kosovën në arenën ndëkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Britanisë në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme. Poashtu, Kosova ka hyrë në një momentum të ri me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe të vazhdojë komunikimin e avancuar me publikun, Shoqërinë Civile dhe deputetët të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse në zbatimin e MSA-së.

Ambasadori O’Connell poashtu theksoi se Britania edhe përkundër vendimit për dalje nga Bashkimi Evropian do të vazhdoj të përkrahë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërë procesin e reformave. Poashtu, se e ardhmja e Kosovës është e përbashkët me të ardhmen e rajonit në BE.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *