Integrimi Evropian

Ministri Reka takoi përfaqësues të shoqërisë civile

27 Shkurt, 2020

Prishtinë, 27 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti sot nëtakim Drejtoreshën Ekzekutive të Forumit për Iniciativa Qytetare FIQ njëherazi përfaqësuese e Qendrës Burimore të Kosovës (Kosovo Resource Center) Znj. Dajana Berisha. Qendra Burimore e Kosovës është projekt i cili financohet prej Zyrës së BE-së Kosovë dhe implementohet prej FIQ dhe partnerëve lokalë.

Ministri Reka e siguroj, znj. Berisha për bashkë punim përmbajtësor në mënyrë të veçantë në konsultimet për përgatitjen e dokumentit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA III duke vlerësuar rolin e shoqërisë civile si agjentë të ndryshimeve të mirëfillta në proceset e politik-bërjes dhe vendim-marrjes në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në anën tjetër Znj. Berisha e informoj Ministrin Reka përpunën e Qendrës Burimore të Kosovës, si mekanizmi ndërlidhës i OJQ-vetë Kosovës me Zyrën e BE-së në Kosovë në zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve organizative të OJQ-ve jashtë Prishtinës me qëllim të krijimit të një ekspertize në shoqërinë civile, e cila është e aftë për të kontribuar në mënyrë përmbajtësore në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave në çdo nivel qeverisës.

Mëtej, u shqyrtua mundësia e organizimit të takimeve të rregullta të MIE-sëdhe Qendrës Burimore të Kosovës Resource Center për të bashkëpunuar në fushën e procesit të Integrimit evropian.​

Last modified: 4 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Reka takoi përfaqësues të shoqërisë civile "

  1. paid surveys thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-takoi-perfaqesues-te-shoqerise-civile/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *