Integrimi Evropian

Ministri Reka priti Udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Begjikës në Kosovë

14 Shkurt, 2020

Prishtinë, 14 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti sot në takim Udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Begjikës në Kosovë z. Jean – Louis Servais me të cilin bisedoi për perspektiven evropiane dhe procesin integrues të Kosovës në BE.

Ministri Reka kërkoi nga Belgjika të mbështesë përshpejtimin e liberalizimit të vizave, sepse siç tha është e pakuptimtë që Kosova të mbetet ishull i izoluar, përderisa, disa shtete më të mëdha në Evropë kanë tash e sa vite regjim të lirë të vizave me BE-në.

Gjatë takimit Ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave, në funksion të avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Gjithashtu, Ministri Reka kërkoi nga Qeveria e Belgjikës ekspertizë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e integrimit Evropian.

Në aspektin bilateral u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve dhe njëherit diplomati i lartë belg e rikonfirmoi edhe njëherë se në Mbretërinë e Belgjikës Kosova mund të llogaris në te si një shtet mik e përkrahës i saj.

Last modified: 4 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Reka priti Udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Begjikës në Kosovë "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-priti-udheheqesin-e-misionit-te-mbreterise-se-begjikes-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *