Prishtinë, 6 Mars 2020 – Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, priti sot Koordinatorin e Zhvillimit të KB në Kosovë, Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi, Znj Richardson informoi Ministrin Reka për angazhimet dhe reformat aktuale të ndërmarra nga KB dhe agjensitë e saj, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të forcuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencive të pranishme në vend, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara. Ministri Reka informoi znj. Richardson për zhvillimet aktuale nën axhendën evropiane, përparësitë e tij për të udhëhequr procesin e integrimit evropian dhe Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ministri Reka shprehu angazhimin e tij për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo projekt që është në favor të forcimit të rolit të institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me Agjencitë e KB, një mekanizëm i cili është i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe për të adresuar më mirë interesat e shoqërisë, e gjithë kjo duke u përqëndruar për tema specifike dhe rezultate konkrete në fushat e arsimit, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të grave, përfshirje më të mirë të pakicave dhe aspekte të tjera të rëndësishme të shoqërisë. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontinuitetit të vendosur përmes Memorandumit të nënshkruar më 15 nëntor 2018 midis Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Zyrës së Koordinatorit të Zhvillimit të KB, i cili parashikon përforcim të ndërsjellë të përparimit me axhendën evropiane dhe normat globale të Kombet e Bashkuara për Qeverisje të Mirë, si dhe Agjendën e vitit 2030, përkatësisht Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Agjensitë e KB, të cilat koordinohen nga Zyra e Koordinatorit të Zhvillimit, kanë një buxhet vjetor prej dhjetëra miliona. Koordinatori i Zhvillimit i KB në Kosovë, Ulrika Richardson, falënderoi Ministrin Reka për interesin dhe gatishmërinë për të zbatuar projekte të përbashkëta.
Last modified: 4 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you will find 75981 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-priti-koordinatoren-per-zhvillim-te-okb-se-ne-kosove-ulrika-richardson/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 96417 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-priti-koordinatoren-per-zhvillim-te-okb-se-ne-kosove-ulrika-richardson/ […]