Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri në detyrë Reka realizoi një bisedë telefonike me Nën-kryetarin e parlamentit evropian z.Rainner Wieland

23 Prill, 2020

Prishtinë, 23 Prill 2020 – Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka, në pamundësi për të realizuar takimin e planifikuar në Bruksel, sot realizoi një bisedë telefonike me Nën-Kryetarin e Parlamentit Evropian z. Rainner Wieland.

Ministri në detyrë Reka, e njoftoi z.Wieland me situatën e emergjencës shendëtesore dhe masat e ndërrmara nga Qeveria në detyrë, në luftimin e pandemisë COVID-19, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e gjertanishme për Kosovën që ka dhuruar Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe ndihmën e fundit të miratuar nga Komisioni Evropian, atë të pakos së ndihmës makro-financiare prej 100 milionë EURO për Kosovën.

Gjatë bisedës u diskutua poashtu për mbështetjen e z.Wieland dhe të parlamentarëve evropian në rrugën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

Në këtë bisedë, Ministri në detyrë Reka kërkoi nga Nën-Kryetari i Parlamentit Evropian z. Wieland, që ai dhe miqtë tjerë euro-parlamentarë të vazhdojnë të jenë zëri i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së, sidomos tash kur nevojitet bindja e fundit e shteteve hezituese për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fund, z. Wieland nga ana e tij ri-konfirmoi mbështetjen e tij dhe të parlamentarëve evropian për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme të Kosovës në procesin integrues Evropian.

Last modified: 5 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministri në detyrë Reka realizoi një bisedë telefonike me Nën-kryetarin e parlamentit evropian z.Rainner Wieland "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 34508 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-ne-detyre-reka-realizoi-nje-bisede-telefonike-me-nen-kryetarin-e-parlamentit-evropian-z-rainner-wieland/ […]

  2. BAUC thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-ne-detyre-reka-realizoi-nje-bisede-telefonike-me-nen-kryetarin-e-parlamentit-evropian-z-rainner-wieland/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-ne-detyre-reka-realizoi-nje-bisede-telefonike-me-nen-kryetarin-e-parlamentit-evropian-z-rainner-wieland/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-ne-detyre-reka-realizoi-nje-bisede-telefonike-me-nen-kryetarin-e-parlamentit-evropian-z-rainner-wieland/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 85600 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-ne-detyre-reka-realizoi-nje-bisede-telefonike-me-nen-kryetarin-e-parlamentit-evropian-z-rainner-wieland/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *