Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku u takua me Komisionerin Hahn

25 Mars, 2015

Prishtinë, 25 mars 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, takoi sot z. Johannes Hahn, Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim.

Fillimisht, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet e tyre rreth vazhdimësisë së samitit Ministror të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së  nikoqir i të cilit ishte sot Kosova. Ministri Çollaku dhe Komisioneri Hahn vlerësuan lartë gatishmërinë e vendeve të rajonit në njërën anë dhe BE-së në anën tjetër, për të bashkëpunuar në projekte zhvillimore dhe investime në infrastrukturë që kanë karakter rajonal.

Në takim u trajtaun edhe një sërë temash të ndërlidhura me reformat që janë në interes të drejtpërdrejtë të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve, përfshirë vazhdimësinë e reformave në fushën e drejtësisë, zbatimit të ligjit, si dhe për sektorin e transportit, energjisë etj.

Ministri Çollaku dhe Komisioneri Hahn nënvizuan rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe diskutuan hapat e ardhshëm lidhur me këtë proces, gjegjësisht nënshkrimin dhe hyrjen në fuçi të MSA-së. Gjatë takimit, Ministri Çollaku njoftoi Komisionerin Hahn për pregaditjet të cilat po bëhen për fillimin e hartimit të Programit Kombëtar për zbatimin e  MSA-së .

Gjithashtu, Ministri Çollaku e njoftoi Komisionerin Hahn për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të udhërrefyesit për liberalizimin e vizave, duke u shprehur optimist se brenda këtij viti do të plotësohen  të gjitha kriteret e kërkuara sipas udhërrëfyesit.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministri Çollaku u takua me Komisionerin Hahn "

  1. pic5678 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 8516 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-komisionerin-hahn/ […]

  2. other thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-komisionerin-hahn/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 59103 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-komisionerin-hahn/ […]

  4. naakte tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-komisionerin-hahn/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 69130 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-u-takua-me-komisionerin-hahn/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *