Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Javë e bashkëpunimit rajonal dhe e integrimit evropian në Kosovë

25 Mars, 2015

Javë e bashkëpunimit rajonal dhe e integrimit evropian në Kosovë

 

Prishtinë, 25 mars 2015 – Ministri Çollaku përmes një vështrimi të botuar sot në të përditshmen Koha Ditore, ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimit evropian. Ministri Collaku ka theksuar se:

“Përmes bashkëpunimit rajonal vendet e përfshira mund do të përfitojnë jo vetëm ekonomikisht mirëpo një gjë e tillë do ta forcoj edhe stabilitetin dhe paqen në rajon. Ky bashkëpunim e ndihmon rajonin drejtpërdrejtë që të adresoj në mënyrë më efektive disa nga sfidat që vështirë se mund të adresohen nga shtetet e rajonit tonë veç e veç. Fjala është për çështje që kanë një ndikim në jetën e qytetarëve sepse bëhet fjalë për infrastrukturë, transport, bashkëpunim ndërkufitar për të luftuar krimin, energji, mjedis etj”

Ju lutem gjeni në vijim të plotë tekstin e vështrimit të Ministrit Çollaku:

 

Kjo është një javë aktive në fushën e bashkëpunimit rajonal për qeverinë e Republikës së Kosovës. Pa dyshim se në ditët në vazhdim do të ketë përqendrim të lartë të vëmendjes së opinionit publik në rezultatet e takimin ndërqeveritar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe në takimin ministror të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor pjesë që do të mbahet në Prishtinë në mes të kësaj jave. Me gjithë dallimet që këto dy ngjarje kanë në mes vete, emërues i përbashkët i tyre është bashkëpunimi ndërshtetëror për qëllim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rajonale, gjë që do të kontribuoj drejt avancimit të përbashkët drejtë BE-së. Përmes bashkëpunimit rajonal vendet e përfshira mund do të përfitojnë  jo vetëm ekonomikisht mirëpo një gjë e tillë do ta forcoj edhe stabilitetin dhe paqen në rajon. Ky bashkëpunim e ndihmon rajonin drejtpërdrejtë që të adresoj në mënyrë më efektive disa nga sfidat që vështirë se mund të adresohen nga shtetet e rajonit tonë veç e veç. Fjala është për çështje që kanë një ndikim në jetën e qytetarëve sepse bëhet fjalë për infrastrukturë, transport, bashkëpunim ndërkufitar për të luftuar krimin, energji, mjedis etj. Marrëdhëniet e mira fqinjësore sjellin dobi edhe në procesin e integrimit euro-atlantik. Në raport me BE-në, marrëdhëniet e mira në mes vendeve e rajonit tonë – dhe atë jo vetëm me shtetet me të cilat një gjë e tillë ndodhë në mënyrë shumë të natyrshme – nuk janë vetëm e dëshirueshme, por janë parkushte të karakterit obligativ.

Kosova në çdo rast deri më tani ka demonstruar qartë se jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të japim kontributin tonë si një akter aktiv në gjetjen e zgjidhjeve për t’a ndërlidhur rajonin si në aspektin infrastrukturor, e po ashtu edhe në atë ekonomik, politik etj. Kjo javë na sjellë dy shembuj konkret të angazhimit tonë në këtë drejtim. Së pari, ishte takimi i dytë me radhë ndër-qeveritar në mes Kosovës dhe Shqipërisë në të cilin të dy qeveritë diskutuan dhe arritën marrëveshje të ndryshme në kuadër të partneritetit strategjik në mes dy vendeve. Duhet të theksohet që ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është plotësisht i bazuar në frymën evropiane dhe se është shembull për bashkëpunim më të gjerë rajonal. Prandaj, ne tashmë kemi vendosur që një parktikë të tillë Kosova do ta bëjë edhe me Maqedoninë në të ardhmën e afërt.

Padyshim, fokusi i kësaj jave do të jetë takimi i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor pjesë e procesit të stabilizim asocimit për të diskutuar projekte infrastrukturore në fushën e transportit që do të ndikojnë në lidhshmërinë e rajonit. Ky angazhim rajonal i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe nga vetë Komisioneri Johannes Hahn i cili do ta vizitoj Kosovën me këtë rast, është një vazhdimësi dhe rrjedhojë e procesit të nisur në Berlin në verën e vitit të kaluar ku të gjitha këto shtete kanë dhënë zotim para Kancelares gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së se janë të gatshëme që ta çojnë bashkëpunimin rajonal një hap përpara. Në këtë takim do të vendoset për projekte konkrete infrastrukturore që do të lidhin qendrat ekonomike dhe kryeqytetet e të gjithë rajonit e të cilat pastaj do të prezantohen në samitin e dytë që është vazhdimisi e procesit të Berlinit dhe që kësaj radhe do të mbahet në Vjenë.

Ky takim dëshmon qartë përkushtimin dhe angazhimin serioz të Kosovës për bashkëpunim rajonal. Për më tepër, kjo ngjarje është edhe një  testament i largëpamsisë sonë strategjike për përmirësimin dhe përforcimin e marrëdhënive rajonale duke sjellë zgjidhje praktike ndaj sfidave me të cilat përballen qytetarët në përditshmërinë e tyre. Një gjë e tillë, padyshim që e përforcon rolin dhe pozicionin tonë jo vetëm përballë Brukselit por në pergjithësi në arenën ndërkombëtare. Kosova tashmë ka prodhur mjaft shembuj të këtij përkushtimi duke filluar nga dialogu teknik dhe politik i ndërmjetësuar nga BE me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nismat e ndryshme për bashkëpunim bilateral me fqinjët dhe takimet multilaterale si ky i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor me qëllim të avancimit të agjendës së integrimit rajonal dhe integrimit në BE të të gjitha shteteve pjesëmarrëse të kësaj nisme.

Marrëdhëniet e mira fqinjësoje janë kërkesa formale të procesit të integrimit Evropian dhe kjo është e precizuar qartë në procesin e Stabilizim Asocimit që BE e aplikon në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Performnca në këtë fushë nuk është diçka për të cilën ka hapësirë të madhe për negocim. Në fakt nga vendet para-kandidate dhe ato kandidate pritet vetëm përgjigje mbi atë se kur këto vende do të përmbushin standardet e kërkuara nga BE-ja në këtë drejtim. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në fushën ekonomike në mënyrë që tregjet e vogla të rajonit të Ballkanit Perëndimor të integrohen edhe përgatiten duke u reformuar mjaftueshëm për të qenë në gjendje për tu përballur me presionin e konkurrencës në tregun e përbashkët të BE-së. Disa nga gjërat për të cilat mund të bëhet më shumë nga të gjitha shtetet e rajonit janë ulja e shpenzimeve në transport, përmirësimi i shërbimeve doganore, njojha e ndërsjelltë e kualifikimeve profesionale, harmonizmi i standardeve të sigurisë, cilësisë etj. Të gjitha këto mund të jetësohen vetëm me një bashkëpunim rajonal të mirëfilltë, gjithëpërfshirës dhe të barabartë. Prandaj duhet konsideruar si lajm të mirë faktin se që përveç pjesëmarrjes në këtë forume dhe iniciativa, Kosova po arrin që kohë pas kohe të bëhet fokus dhe fuqi shtytëse e këtyre proceseve.

Ndërsa për ta përmbyllur në menyrë dinjitoze këtë javë produktive do të përkujdeset vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurisë dhe zavendës-kryetarja e Komisionit Evropian znj. Frederica Mogherini. Kjo vizitë do të shënoj në moment tjetër të rëndësishem për Kosovën në kuadër të procesit të integrimit në BE. Natyrisht, ne me të drejtë presim që Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së znj Mogherini të rikonfirmojnë përspektiven e qartë evropiane për Kosovën duke e bërë të qartë se një gjë e tillë do të filloj të bëhet realitet gjatë këtij viti me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dhenies së rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën në përputhje me përmbushjen e të gjitha kritereve të parapara me udhërrëfyes.

 

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

7 Responses to " Javë e bashkëpunimit rajonal dhe e integrimit evropian në Kosovë "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 62223 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

  3. N/A thotë:

    Yes! Finally something about N/A.

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 58429 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

  6. visit homepage thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 8678 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/jave-e-bashkepunimit-rajonal-dhe-e-integrimit-evropian-ne-kosove/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *