Integrimi Evropian

Ministri Çollaku takon Ambasadorët e BE-së

10 Dhjetor, 2014

Prishtinë, 10 dhjetor 2014 – Sot në ditën e tij të parë të punës, Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, takoj të gjithë Ambsadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, Ministri Çollaku njoftoj Ambasadorët për kontekstin e përgjithshëm politik dhe krijimin e institucioneve të reja, si dhe për prioritetet e procesit të integrimit Evropian të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Ministrit Çollaku nëvizoj rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ministri potencoj që gjatë javëve në vazhdim të gjitha institucionet do të angazhohen për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave.

Ministri Çollaku nënvizoj përkushtimin e Qeverisë për të adresuar reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformen e administrates publike.

Ai poashtu u zotua se do të punojë shumë ne parandalimin e  dukurise se fundit të Migrimit Ilegal, e cila është shumë e dëmshme për Integrimin e Kosovës në Bahkësinë Evropiane.

Ministri për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku falenderoj të gjitha vendet anëtare e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit.

Shefja e Politikës së jashtmë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjërim Johannes Hahn pershendetën krijimin e Intitucioneve të formuara dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së afërmi me Institucionet për Integrimin e Republikës së Kosovës në BE-ë.

Ambasadorët i uruan Ministrit Çollaku detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë me Ministrinë që ai do t’a drejtojë si dhe bashkkëpunim me të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022