Integrimi Evropian

Ministri Çollaku takohet me nënkryetaren e PE-së, Ulrike Lunacek

10 Nëntor, 2015

Prishtinë, 10 nëntor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim nënkryetaren e Parlamentin Evropian (PE) njëherësh raportuese për Kosovën në PE, znj. Ulrike Lunacek. Nënkryetarja e PE-së, ka përgëzuar ministrin Çollaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe ka premtuar procedim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje në PE. Kurse ministri Çollaku ka falënderuar znj. Lunacek si një mike dhe përkrahëse e madhe e Kosovës. Gjatë takimit, po ashtu diskutuan edhe për Raportin vjetor për Kosovën të Komisionit Evropian, për çka ministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës e mirëpret publikimin e Strategjisë së Zgjerimit dhe Raportit për Kosovën duke nënvizuar se në ditët e ardhshme do të analizohet ky raport dhe do të nxjerrën veprimet për adresimin e sfidave të identifikuara. Më tej folën edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe lidhur me këtë proces nënkryetarja e PE-së rikonfirmoi mbështetjen e saj personale dhe të Parlamentit Evropian.

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Çollaku takohet me nënkryetaren e PE-së, Ulrike Lunacek "

  1. 트레이딩봇 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-takohet-me-nenkryetaren-e-pe-se-ulrike-lunacek/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *