Ferizaj 15. janar, 2015 – Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, sot gjatë ditës ka qëndruar në Ferizaj, me këtë rast ai takoi përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët diskutoi mbi progresin që është arritur në fushën e integrimit evropian të Kosovës. Më pas ministri Çollaku vizitën e tij në Ferizaj e vazhdoi te Kryetari i Komunës së Ferizajt z.Muharrem Sfarça, me të ka diskutuar për mundësin e bashkpunim në mes nivelit lokal dhe Qeverisë për procesin e integrimit evropian si dhe parandalimin e migrimit ilegal.
Në takim me shoqërin civile ministri Çollaku ka thënë se ”është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të komunikojmë në mënyrë sa më korrekte dhe në nivel të lartë dhe gjithpërfshirës, reformat në kuadër të agjendës evropiane ndikojnë në të gjithë shoqërinë andaj është jetike që të vazhdohet angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e secilit institucion, parti politike, dhe shoqërisë civile që të sigurojmë një prespektivë evropiane me agjendë konkrete drejtë antarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Më tutje për interesimin e shoqërisë civile, ministri foli edhe për proceset integruese evropiane me theks të veçant liberalizimin e vizave dhe MSA-në.
“Presim që MSA të nënshkruhet gjatë këtij viti, si e tillë kjo marrëveshje do të sjellë shumë përfitime për gjithë qytatarët e vendit e sidomos për sektorët e biznesit që merren me tregëti, kjo marrëveshje e parë kontraktuale e Kosovës si shtet, do t’i hapë rrugë tregut kosovar drejtë vendeve të Bashkimit Evropian” ka thënë ministri Çollaku.
Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave ministri Çollaku tha se Kosovës po i vien ditë të mira dhe se Kosova si shtet është në fazën përfundimtare të përmbushjes së kritereve që kanë dalë nga udhërrefyesi për liberalizimin e vizave dhe presim që së shpejti të merret vendimi meritor nga Bashkimi Evropian.
Më pas Çollaku ka vazhduar agjendën e takimit me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, ku kërkoi mundësinë që edhe niveli lokal të përfshihet intenzivisht në parandalimin e migrimit illegal.
Pas përfundimit të takimit ministri Çollaku dhe zotëri Sfarça, mbajtën një konferencë për media. Me këtë rast ministri Çollaku tha se ”Asnjë shtet i evropës nuk pranon azil për kosovarët, mos merrni një rrugëtim të pashpresë, më shumë ja vlenë që të investohet për të mbetur këtu se sa të iket, ne si Qeveri jemi duke bërë maksimumin për përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë në Kosovë”.
Nga ana e tijë Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarça tha se “Përpjekjeve tona për qëverisje të mirë për përmbushjen e kritereve për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian i është shtuar edhe fenomeni i migrimit ilegal, prandaj është momenti i rëndësishëm që të parandalohet kjo dukuri shqetësuese duke krijuar forca të përbashkëta mes nivelit qendror dha atij lokal për ngritjen e kësaj dukurie”.
Në fund zotëri Sfarça në shenjë mirënjohje i dhuroi ministrit Çollaku simbolin me llogo të Komunës së Ferizajit.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sot-qendroi-ne-ferizaj-takoi-shoqerine-civile-dhe-kryetarin-e-komunes-se-ferizajt-z-sfarca/ […]