Integrimi Evropian

Ministri Çollaku takoj një grup studentësh nga Universiteti i Vienës dhe Venedikut

16 Janar, 2015

Prishtinë, 16 janar 2015 – Ministri Çollaku sot takoj një grup studentësh nga Universiteti i Vienës dhe Venedikut të cilët po qëndrojnë në një vizitë studimore në vendin tonë.

Me këtë rast Ministri vlerësoj se shkëmbimi i studentëve është forma më e mirë për të afruar profesionistët e rinjë, duke njohur me vende dhe kultura të reja si hap drejt përfaqsimit të vlerave të përbashkëta euro-përëndimore.

Ministria e Integrimit Evropian me mbështetje të Komisionit Evropian ka ofruar bursa studimi për 237 profesionistë të rinjë të cilet kanë ndjekur studimet postdiplomike në disa vende të Bashkimit Europian, janë kthyer dhe jane duke kontribuar në kuadër të administratës publike të Republikës së Kosovës.

Më tej Ministri shtoj se “Si, Minister i Integrimit Europian jam i nderuar të konfirmoj se Projekti “Young Cell Scheme” do të vezhdoj edhe në vitet në vijim duke ofruar mundësi të ngritjes akademike për të rinjtë tanë në Universitetet me të njohura Evropiane”.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *