Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë

9 Prill, 2015

Prishtinë, 9 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Romë ka vazhduar takimet duke takuar zyrtarë të shtetit Italian.

Ministri Çollaku u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, z. Benedetto Della Vedova, nga i cili është siguruar mbështetja e Italisë ndaj perspektivës së qartë për integrimin evropian të Kosovës. Ai ka shprehur mbështetjen e plotë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, në bazë të përkushtimit të deritanishëm si në zbatimin e reformave, performancës së përgjithshme, dhe përkushtimin e Kosovës për përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Della Vedova gjithashtu ka shprehur mbështetjen e Italisë për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.

Zëvendësministri Della Vedova ka nënvizuar nevojën për përkushtim në fushën e sundimit të ligjit dhe stabilitetin politik.

Ministri Çollaku ka prezantuar përkushtimin për reformën në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri Çollaku dhe zëvendësministri Della Vedova kanë biseduar edhe për hapa konkret që mund të ndërmerren në vazhdim për të përforcuar bashkëpunimin bilateral në fushën e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve. Në këtë drejtim u diskutua për nevojën e arritjeve të marrëveshjeve të reja në mes të Italisë dhe Kosovës, si dhe për lehtësimin e kontakteve të investitorëve potencial italian në Kosovë.

Ministri tha që “Me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme patëm një takim shumë të mirë ku mbuluam çështje si në rrafshin e bashkëpunimit me qëllim të përshpejtimit të procesit integrues, një fushë kjo ku kemi gëzuar një mbështetje të madhe nga Italia. Nga z. Della Vedova mora sigurime që kjo mbështetje nga Italia do të vazhdoj edhe në të ardhmen, me qëllim të arritjes së prioriteteve kyçe në marrëdhënien mes Kosovës dhe BE në një afat sa më të shkurtë. Është shumë me rëndësi që me Z. Vedova biseduam edhe për hapa konkret të thellimit të bashkëpunimit bilateral. Dhe ky është një diskutim për të cilin jemi të përkushtuar, unë e ftova Zëvendësministrin Della Vedova për vizitë dhe besoj se do ta presim në vizitë zyrtare në Kosovë së shpejti”.

Gjatë ditës Ministri Çollaku  është takuar edhe me  ish kryeministrin italian, tani president i Fondacionit “Italiani Europei”, z. Massimo D’Alema,  më të cilin diskutoi për të arriturat e Kosovës dhe kontributin që ka dhënë Italia në periudha të ndryshme. Ministri Çollaku, ka falënderuar D’Aleman për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës e veçanërisht në kohën sa ishte kryeministër kur edhe mbështeti intervenimet gjatë luftës në Kosovë.

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Itali, me një prezantim publik në Institutin për Çështje Ndërkombëtare (Instituto Affari Internazionali), me temë “Energjizimi i procesit integrues të Kosovës në BE”. Para një auditoriumi të gjerë ai ka dhënë një prezantim gjithëpërfshirës duke shpjeguar në detaje përpjekjet dhe rrugëtimin e Kosovës drejt procesit të integrimit. Në veçanti ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe MSA-në përfshirë prioritetet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë e sidomos ato të Italisë.

Last modified: 12 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministri Çollaku në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë "

  1. Research thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-ministrine-e-puneve-te-jashtme-te-italise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-ministrine-e-puneve-te-jashtme-te-italise/ […]

  3. Shantiel thotë:

    My brother recommended I would possibly like this website.
    He was entirely right. This put up actually made my day. You cann’t believe simply
    how a lot time I had spent for this info! Thank you!

  4. buy alfa vapes thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 58342 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-ministrine-e-puneve-te-jashtme-te-italise/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-ministrine-e-puneve-te-jashtme-te-italise/ […]

  6. BAU thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-ministrine-e-puneve-te-jashtme-te-italise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *