Prishtinë, 19 Janar 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku gjatë ditës së sotme mori pjesë në takimin e ogranizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga. Në kaudër të këti organizimi, Presidentja Jahaga priti në takim udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe integrimin Evropian.
Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse u zhvillua me qëllim të bashkërendimit dhe të harmonizimit të veprimeve ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal.
Presidentja Jahjaga dhe udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse biseduan për përshpejtimin e procesit të plotësimit dhe të miratimit të pakos legjislative, për bashkërendim më të mirë institucional në fushën e sundimit të ligjit, për efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është në fazën përfundimtare.
Me këtë rast Ministri Çollaku i njoftoi të pranishmit për zhvillimet më të fundit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian dhe Liberalizimit të Vizave.
Last modified: 12 Gusht, 2022