Integrimi Evropian

Ministri Çollaku në Vienë flet për pozitën e Kosovës në procesin e integrimit evropian

20 Janar, 2015

Vienë, 20 janar. 2015 – Ministri i Integrimit Evropian po merr pjesë në konferencën dedikuar 200-vjetorit të Kongesit të Vienës që sivjet është dedikuar marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Europës Juglindore. Ministri Çollaku ka një prezantim mbi pozitën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe rolin që e luan shteti ynë në normalizimin e gjithëmbarshëm të situatës politike dhe ekonomike. Më vonë Ministri Çollaku poashtu do të merr pjesë në panelin e titulluar “Rajoni i rritjes – Evropa Juglindore”. Në këtë panel, ku u debatuan sfidat dhe mundësitë e rajonit për zhvillim si dhe perspektivën e procesit të anëtarësimit në BE nëpërmjet transformimit dhe një udhërrëfyesi me rol edhe për shoqërinë civile. Në këtë panel, Ministri Çollaku ishte së bashku me ish Seketarin e MPJ të Austrisë dhe kryenegociatorin për Kosovë Albert Rohan (ish Sekretari Permanent i MPJ-së së Austrisë dhe zëvendës i Marti Ahtisaari, i dërguari special për Procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës), Paul Lendval publicist, Jan Zielonka, profesor nga Universiteti i Oksfordit dhe Oskar Mencer, drejtor i një kompanie softueri dhe profesor në Imperial College në Londër. Në paraqitjen e vet para publikut i përbërë nga opinion-bërës evropianë, redaktorë, politikanë dhe diplomatë, Ministri Çollaku u fokusua të hedh dritë mbi rolin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe efektin pozitiv që ka pasur në rajon, nevojën e përshpejtimit të integrimit Euro-Atlantik të Kosovës si mënyrën më të mirë të luftimit të esktremizmave politikë dhe fetarë si dhe për sfidat afatgjata të rajonit të Evropës Juglindore që ndërlidhën me sfidat që e tërë BE-ja ka ballafaquar me krizën finansiare globale.

Last modified: 12 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Çollaku në Vienë flet për pozitën e Kosovës në procesin e integrimit evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-viene-flet-per-poziten-e-kosoves-ne-procesin-e-integrimit-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *