Prishtinë, 21 qershor 2016 – Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës dhe Rrjetin e Qendrave Rinore të Kosovës, mbajtën sot konferencën “Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor – nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane”, me qëllim të diskutimit mbi bashkëpunimin rinor dhe pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e integrimit evropian.
Kjo konferencë i paraprinë Samitit të Parisit që do të mbahet më 4 korrik ku do të bëhet lansimi zyrtar i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), e cila do rrisë lëvizjen e të rinjve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të nxitjes së mirëkuptimit të ndërsjellët, shkëmbimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve që promovojnë vlerat evropiane.
Me këtë rast ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, shpjegoi se ideja për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin e shoqërive të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes krijimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve sipas modelit të suksesshëm franko-gjerman, rrjedh nga samiti pasues i Vjenës që u mbajt vitin e kaluar.
“Në këtë drejtim ofroj gjithë mbështetjen time për përfaqësuesit e Kosovës të cilët do të jenë pjesë e Zyrës dhe të njëjtën gjë do të inkurajoj edhe kolegët tjerë ministra nga rajoni të ofrojnë për përfaqësuesit e tyre në mënyrë që kjo iniciativë të ketë sukses dhe të shërbej si model i bashkëpunimit në rajon”, ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.
Pjesë e panelit diskutues në këtë konferencë ishte edhe zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala, ambasadorja e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, znj.Maryse Daviet, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets, ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler, shefi i Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë z. Thomas Gnocchi si dhe znj. Krenare Gashi, drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës.
Last modified: 10 Gusht, 2022
social signals seo 2015
euwbgndkd cbfdi uixqewk crxs fedkgzihlcekgfl
pplsmhsdk pdzuf mryjrkx irep thxcdpwmicpdhuo