Integrimi Evropian

Ministri Çollaku ka pritur në takim Drejtorin për Kosovë të Shoqerisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ)

11 Shkurt, 2015

Prishtinë 11 shkurt 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim z.James Macbeth, drejtor i GIZ-it për Kosovën me të cilën biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në fushat përkatëse të integrimit evropian si dhe fushat e tjera me interes për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri Çollaku në bashkëbisedim me zotëri Macbeth tha se ministria që ai drejton  është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha detyrat dhe prioritetet në kuadër të agjendës së integrimit evropian për Kosovën. Në ketë kontekst ministri falënderoi z. Macbeth për ndihmën e qeverisë gjermane dhe të GIZ-it  në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme që i është dhënë Kosovës.

Ministri foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe MSA-në, në kontekst të këtyre dy prioriteteve ministri Çollaku tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të përmbushin gjitha obligimet e mbetura në afat optimal.

Ministri Çollaku dhe drejtori Macbeth u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen sidomos në projektet e ndryshme që janë të ndërlidhura me procesin e integrimit në BE, por edhe fushat e tjera me interes për Kosovën.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *