Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i radhës i Task Forcës për Integrim Evropian

17 Dhjetor, 2012

Prishtinë, 17 Dhjetor 2012 – Në kuadër të intensifikimit të agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës sot u mbajt takimi i Task Forcës për Integrim Evropian (TFIE). TFIE dhe Tryezat Tematike synojnë të përfshijnë kontributin e aktereve të ndryshëm në proces të integrimit Evropian, dhe veçmas kanë për qëllim të nxjerrin një dokument diagnostifikimi, si dhe strategji në lidhje me procesin e integrimit Evropian të Kosovës.

Ky takim u kryesua nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku (bashkëkryesuese e TFIE), me pjesëmarrjen Kryesuesit të Grupit Parlamentar për Integrim Ervopian Z. Lutfi Haziri (bashkëkryesues i TFIE), Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Z. Peter Blomeyer, Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Evropian Z. Thomas Gnocchi, si dhe akterët në qeverisje, politikë, akademi, shoqëri civile, media, dhe të tjerë me interes në proces të integrimit Evropian.

Me këtë rast Ministrja Çitaku theksoi se në kuadër të punës së TFIE dhe Tryezave Tematike, dhe vecanarisht në proces të përpilimit të diagnozës dhe strategjisë nga këto mekanizma “vullneti i mirë, përkushtimi, dhe kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm. E kemi obligim t’i përgjigjemi sa më mirë që mundemi pritjeve të shoqërisë duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës formale dhe institucionale”.

Kryesuesit e Tryezave Tematike elaboruan progresin në kuadër të secilës Tryeze Tematike, ku me që rast, mes tjerash u përmenden sfidat e identifikuara sikurse janë: vështirësitë në zbatimin e ligjit; kërkesat në rritje për krijimin e infrastrukturës dhe mekanizmave adekuat institucional për plotësimin e obligimeve në proces të integrimit; fuqizimin e kapaciteteve admisntrative; zhvillimin eknomik; përmirësimin e planifikimit dhe mjetëve në zbatim të politikave dhe legjislacionit.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar për integrim Evropian z. Lutfi Haziri (bashkëkryesues i TFIE), në lidhje me rëndësinë e nxjerrjes së diagnozës dhe strategjisë për integrim Evropian përmendi se ”Vendi ka nevojë për një strategji dhe një plan, si dhe një ndarje të mirë të detyrave mes aktereve”. Në këtë kuader z. Haziri ju referua rolit të Kuvendit dhe Komisionit që ai kryeson duke shtuar se “nga data 28 – Prill 2011 ne kemi miratuar rezolutën për angazhim të përbashkët të Kosovës për procesin e integrimit Evropian. Ky është konsensusi i parë politik në mes të Pozitës dhe Opozitës, gjë që nënkupton angazhim të përbashkët me një agjendë të vetme për shtetin tonë”.

Në këtë takim përfaqsuesit e Zyrës se BE-së në Kosovë, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanise ju referuan edhe zhvillimeve të fundit përkitazi me agjenden evropiane në të cilen gjendet Kosova aktualisht.

Takimi i TFIE vazhdoi me diskutime nga ana përfaqsuesve të institucioneve, shoqërisë civile të cilet ofruan rekomandime në lidhje me mbarvajtjën e punës së Tryezave Tematike, me theks ofrimin e sugjerimeve në lidhje me hapat vijues në përpilim të diagnozës dhe strategjisë, si dhe në forcimin e këtij procesi konsultativ.

Informatë e përgjithshme:

Task Forca për Integrim Evropian është mekanizëm nacional i zhvillimit të konsensusit që synon të mbledhë rreth vete ekspertë të ndryshëm nga mbarë strukturat qeveritare dhe jo-qeveritare të vendit me qëllim të diskutimit dhe analizimit të gjithmbarshëm të gjendjes momentale, dhe të sfidave që duhet adresuar në kuadër të procesit të integrimit evropian. Task Forca ka për qëllim të shumëfishojë përpjekjet dhe angazhimin nëpërmes pjesëmarrjes dhe kontributit të gjithë akterëve në qeverisje, politikë, akademi, publik, shoqëri civile, media, dhe të tjerë me interes në proces të integrimit evropian. Kjo do të bëhet nëpërmes organizimit të punës në 7 Tryeza Tematike. Duke u bazuar në sfidat e dala nga Tryezat Tematike, Task Forca do të dalë me rekomandime konkrete për politikat strategjike mbi procesin e integrimit evropian.

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet takimi i radhës i Task Forcës për Integrim Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-task-forces-per-integrim-evropian/ […]

  2. KIU-Library thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 13551 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-task-forces-per-integrim-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-task-forces-per-integrim-evropian/ […]

  4. check my source thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-task-forces-per-integrim-evropian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-task-forces-per-integrim-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *