Integrimi Evropian

Kryeprokurori i shtetit pret në takim ministrin Çollaku

18 Qershor, 2015

Prishtinë, 18 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, është pritur sot në një takim nga Kryeprokurori i shtetit z. Aleksandër Lumezi.

Ministri Çollaku, ka uruar z. Lumezi për dekretimin në pozitën e Kryeprokurorit dhe i ka dëshiruar suksese në punë, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sistemin prokurorial në vend me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për sistemin e drejtësisë në vend por edhe për sfidat dhe punën që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë karshi përmbushjes së obligimeve që dalin nga agjenda evropiane. Ishte konkludim i përbashkët se rritja e performancës në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, sidomos në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si kusht kryesor për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit tonë dhe avancimin në procesin e integrimit evropian.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *