Integrimi Evropian

Autoritetet kosovare dhe Komisioni Evropian diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe kontrollin financiar

17 Qershor, 2015

Bruksel, 16 qershor 2015 – Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian mbajtën takimin e rregullt për dialogun rreth Procesit të Stabilizim Asociimit për ekonominë, statistikat dhe kontrollin financiar në Bruksel. Takimi u përqendrua në një numër të fushave politike, duke përfshirë zhvillimet makro-ekonomike në Kosovë, politikat fiskale dhe financiare, reformat strukturore dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin e statistikave dhe kontrollin financiar.

Komisioni e përgëzoi Kosovën në arritjen e marrëveshjes në nivelin e personelit rreth një Aranzhimi të ri Stand-By me FMN-në. Komisioni gjithashtu u përqendrua në rëndësinë e konkluzioneve të miratuara rishtazi nga Këshilli lidhur me programin për Reformën Ekonomike dhe nënvizoi nevojën që Kosova të përqendrohet ne zbatimin e rekomandimeve.

Në fushën e politikave ekonomike dhe fiskale, u diskutuan indikatorët kyç ekonomik duke përfshirë rritjen e BPV-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Përveç rritjes së pagave në sektorin publik dhe pensioneve, si edhe remitencat e larta, rritja ekonomike u ngadalësua në vitin 2014. Për shkak të rrethanave politike janë shtyrë disa investime publike. Baza e prodhimit mbetet e dobët dhe investimet kryesisht përqendrohen në sektorin e shitjes me pakicë.

Qeveria i prezantoi ndryshimet në politikat fiskale dhe planifikon të ndryshojë rregullën fiskale që të mundësojë më shumë zhvillim që është i orientuar drejt projekteve kapitale. Komisioni e fton Kosovën që të fuqizojë zbatimin e rregullës fiskale dhe mekanizmat e monitorimit për të shmangur vendimmarrjen sipas mënyrës ad-hoc si dhe për të rivendosur kredibilitetin e politikës fiskale. Në harmoni me politikën e zgjeruar fiskale që kryesisht përqendrohet në projekte infrastrukturore, Komisioni inkurajon Qeverinë që të krijon një organ këshillues që do të kontribuonte në vlerësimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë ndikimin e tyre fiskal dhe do të siguronte që ato janë të harmonizuara me agjendën rajonale.

Autoritetet paraqitën gjendjen në reformat strukturore kyçe në sektorët e shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe privatizimit. Sikurse në vitet e kaluara, Komisioni rekomandoi që t’i jepet prioritet i fuqishëm shpenzimeve në mesin e nevojave të mëdha dhe urgjente – ky prioritizim i nevojave duhet të reflektohet edhe në Programin e ardhshëm për Reformën Ekonomike që do t’i dërgohet komisionit në janar të vitit 2016. Komisioni mori shënim për përparimin që është bërë, dhe theksoi nevojën për adresimin e çështjeve urgjente, siç janë përmirësimi i qasjes në financa, sundimi i mangët i ligjit, ekonomia joformale e shtrirë gjithandej dhe arsimimi joadekuat profesional.

Në fushën e statistikave, Komisioni vuri në pah miratimin e ndryshimeve në ligjin për statistikat si dhe që qeveria të zotohet dhe të siguroj që të ketë burime të mjaftueshme njerëzore dhe buxhetore për Agjencinë Kosovare të Statistikave me qëllim që ta zbatojë në përpikëri mandatin e vet. Diskutimi gjithashtu u përqendrua në kriterin për fuqizimin e llogarive kombëtare, statistikave biznesore dhe që rregullorja ESA10 të zbatohet plotësisht në të gjitha fushat.

Komisioni potencoi vlerësimin e vet pozitiv dhe përkrahjen për strategjinë e re të Kosovës për Dokumentin mbi Kontrollin e Brendshëm Publik Financiar (PIFC).  Dokumenti në pamjen e tij paraqet ambicie të konsiderueshme dhe Komisioni nënvizoi nevojën për koordinim për implementimin e PIFC-së me reformat tjera që janë duke u kryer në fushat e menaxhimit të financave publike dhe administratës publike. Komisioni gjithashtu vuri në pah aktivitetin e vazhdueshëm për reforma në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Takimi u bashkë-kryesua nga Ministria për Integrime Evropiane dhe Komisioni Evropian, Drejtoratet e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare dhe Zgjerim, DG i Buxhetit dhe Eurostati gjithashtu morën pjesë në takim.

Informatë për historikun:

Dialogu SPA është kornizë sipas së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë çështje teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu SPA monitoron dhe e shoqëron Kosovën në kryerjen e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut SPA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Secili takim rezulton me veprime të përbashkëta me pajtim të palëve  të cilat ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Janë shtatë fusha të cilat mbulohen në takimet sektoriale dhe përcjellin nga afër formatin e dialogut që BE-ja e ka me kandidatët tjerë dhe kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë:

– Drejtësi, liria dhe siguria
– Inovacioni, teknologjia informative, politika sociale, arsimi dhe kultura
– Tregtimi,doganat dhe tatimi
– Tregu i brendshëm, konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit
– Bujqësia, peshkataria, pylltaria, siguria e ushqimit
– Transporti, ambienti, energjia, zhvillimi rajonal
– Çështjet ekonomike dhe financiare, statistikat

Koha në mes të takimeve lejon implementimin e rekomandimeve dhe veprimet për përcjelljet e pajtuara. Një takim plenar, ku diskutohen prioritetet e reformave, pritet të mbahet në muajin korrik 2015.

Last modified: 11 Gusht, 2022

3 Responses to " Autoritetet kosovare dhe Komisioni Evropian diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe kontrollin financiar "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/autoritetet-kosovare-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-ekonomine-statistikat-dhe-kontrollin-financiar/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/autoritetet-kosovare-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-ekonomine-statistikat-dhe-kontrollin-financiar/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/autoritetet-kosovare-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-ekonomine-statistikat-dhe-kontrollin-financiar/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *